LAJMI I FUNDIT:

Zbulon se ka infektuar 500 vetë me HIV

Zbulon se ka infektuar 500 vetë me HIV

Një aktore e filmave pornografikë, në përpjekje për të qenë në qendër të vëmendjes, ka lansuar në ueb-faqen e saj një video-xhirim tmerrues.

Jackie Braxton, 23-vjeçare nga Detriot, ka lëshuar një video-mesazh, ku pohon t’i ketë infektuar 500 persona – me të cilët ka pasur marrëdhënie seksuale – me sëmundjen e Sidës.

Videoja e saj kishte shkaktuar rrëmujë të vërtetë në industrinë pornografike, në media, në polici etj. Mirëpo në fund, ajo kishte pranuar se “dëshmia” e saj është e rreme, sepse ajo vetëm ka dashur të shtonte numrin e vizitorëve në ueb-faqen e saj.

Në fakt, ajo ishte e detyruar ta pranonte të vërtetën, sepse ndaj saj ishte nisur një hetim policor. “Nuk jam e sëmurë nga AIDS. E bëra këtë video sepse doja ta promovoja vetëdijen për rrezikun e kësaj sëmundjeje”, ka thënë ajo për media.


Braxton, emri artistik i së cilës është Fame, në fund ka kërkuar falje dhe ka pranuar se është treguar shumë vetjake me këtë gjest – ndërsa ka shpëtuar nga ngritja e aktakuzës ndaj saj. /Telegrafi/