LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet varreza e jashtëtokësorëve gjigant?

Zbulohet varreza e jashtëtokësorëve gjigant?

Një ekip arkeologësh kanë zbuluar në Afrikën e mesme një vend në të cilin janë varrosur krijesa të panjohura, ndërsa ata janë gati se të bindur se aty janë varrosur njerëz. Varreza është e vjetër të paktën 500 vjet, ndërsa afër nuk janë gjetur mbetje njerëzore.

Në rreth 40 varreza shkencëtarët kanë zbuluar mbi 200 trupa të ruajtur shumë mirë të një specie të panjohur, shkruan gazeta ruse Pravda.ru. Të gjitha këto krijesa besohet se janë të gjatë dy metra, kanë një kokë jo proporcionale shumë të madhe në krahasim me trupin, ndërsa nuk kanë buzë, hundë ose sy.

Shkencëtarët besojnë se bëhet fjalë për një lloj jashtëtokësorësh të cilët fluturuan deri në Tokë, por nuk ishin imunë ndaj viruseve në tokë, të cilët mbytën udhëtarët e pafat. Por edhe pse ka të tillë që besojnë fort në këtë teori, tash për tash në afërsi të varrezës nuk janë zbuluar kurrfarë shenja të fluturakeve me prejardhje jashtëtokësore. Edhe pse duket befasuese ky nuk është zbulimi i parë i tillë arkeologjik. Një grup shkencëtarësh kinezë ka hasur në një vend të tillë më 1937 kur në shpellat e maleve gjetën eshtrat me kafka të ngjashme.

Me këtë rast afër trupave janë gjetur edhe vizatime të pazakonta të yjeve, Diellit dhe trupave tjerë qiellorë, si dhe disqe prej guri me të cilat besohet se ishte shkruar rrëfimi për ngjarjen interesante. Shkrimi është deshifruar vite më vonë, ndërsa thuhet se përshkruan ngjarje të cilat janë zhvilluar para rreth 12.000 vitesh, kur objekti fluturues ra në rajonin malor ku janë zbuluar eshtrat. /Telegrafi/


Në trend Fun

Më shumë
Foshnja e lindur në parkingun e birrarisë nderohet me birrë speciale

Foshnja e lindur në parkingun e birrarisë nderohet me birrë speciale

Fun
Kushton 106,000,000 funte për një gram, nuk është flori apo diamant – njihuni me një prej materiet më të shtrenjta në botë

Kushton 106,000,000 funte për një gram, nuk është flori apo diamant – njihuni me një prej materiet më të shtrenjta në botë

Interesante
Kjo makinë larëse është aq e vogël “sa s’ka ku të shkojë më”

Kjo makinë larëse është aq e vogël “sa s’ka ku të shkojë më”

Interesante
Rezervuari gjigant i ujit bie mbi një grua në Indi, shpëton mrekullisht – pak sekonda më herët e kishte dhuruar si donacion

Rezervuari gjigant i ujit bie mbi një grua në Indi, shpëton mrekullisht – pak sekonda më herët e kishte dhuruar si donacion

Interesante
Telefonoi policinë më shumë se 1000 herë, arrestohet një burrë në Japoni – arsyetimi i tij ishte i çuditshëm

Telefonoi policinë më shumë se 1000 herë, arrestohet një burrë në Japoni – arsyetimi i tij ishte i çuditshëm

Interesante
Krijesa misterioze në një pjesë malore (Video)

Krijesa misterioze në një pjesë malore (Video)

Kalo në kategori