Pak kohë më parë, në afërsi të sheshit të Namazgjasë në Elbasan, u zbuluan rastësisht rrënojat e një muri, që sipas arkeologëve i përket periudhës osmane.
Ky zbulim ngjalli interesin e jashtëzakonshëm të arkeologëve, të cilët kanë vendosur që ta ndjekin nga afër ecurinë e punimeve për zbulimin e rastësishëm.
Fillimisht, specialistët dyshuan se ato ishin rrënoja të xhamisë së vjetër të Namazgjasë. Por, pas verifikimeve të para të tyre, rezultoi se rrënojat janë pjesë e një muri kalaje dhe po studiohet teza e lidhjes së tyre me kalanë në qendër të qytetit të Elbasanit.
Për zbulimin e rrënojave të murit të periudhës osmane u njoftua menjëherë edhe Ministria e Kulturës. Ekspertët e saj, pasi e inspektuan së fundi nga afër, kanë vendosur për trajtimin në vazhdim të këtij zbulimi, si dhe për mundësinë e vazhdimit të punimeve në rrugën që po rikonstruktohej.
Zbulimi në fjalë, që dyshohet se i përket murit të një kalaje të vjetër, u bë gjatë punimeve për rikonstruksionin e rrugës "Thoma Kalefi" në qytetin e Elbasanit, raporton BW.
Kryebashkiaku Qazim Sejdini nga e ka cilësuar atë një tjetër gjurmë të rëndësishme të lashtësisë së këtij qyteti. Sipas tij, do të bëhet gjithçka e mundur që ky zbulim të jetë sa më i plotë.
Nga ana e ekspertëve të fushës së arkeologjisë është gjykuar që në varësi të ecurisë së punimeve të mëtejshme do të merren vendime qoftë për konservimin e zbulimit më të fundit arkeologjik, ose për ruajtjen e tij.
Por, gjithsesi e rëndësishme është që punimet kanë rinisur dhe gjithçka tjetër që do të mund të zbardhet më tej, do hedhë edhe më shumë dritë rreth mistereve që mban ende në vetvete ky zbulim deri-diku i rastësishëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës