LAJMI I FUNDIT:

Zbritja e TVSH-së nuk ka ulur çmimin e bukës

Zbritja e TVSH-së nuk ka ulur çmimin e bukës

Zbritja e TVSH-së në 8% nga 16% sa ka qenë më herët për bukë, nuk ka ndikuar fare në zbritjen e çmimit të bukës. Thuajse në të gjitha furrat në vend çmimi i bukës vazhdon të jetë i njëjtë sikurse më parë, nga 30 deri në 35 centë për një bukë prej rreth 400 gramësh.

Drejtuesit e Shoqatës së Mullisëve të Kosovës thonë se çmimin e grurit e kanë zbritur për 6 centë, kurse atë të miellit për 2 centë për kilogram. Por, kjo ulje e çmimeve të grurit dhe miellit në tregun e Kosovës nuk ka ndikuar fare që furrtarët e bukës ti lirojnë çmimet e produkteve të tyre.

Ende një bukë në furrat e Prishtinës shitet nga 30 deri në 35 centë.


Derisa furrtarët ankohen se lirimi i një kilogrami miell prej 3 centësh nuk është i mjaftueshëm që të zbresin çmimin e bukës, mullistët thonë se miellin zakonisht e shesin në dyqane e jo në furra të bukës. /Zëri/Telegrafi/