LAJMI I FUNDIT:

Zbatimi i masave antiCOVID, policët civil në aksion

Zbatimi i masave antiCOVID, policët civil në aksion

Numri i madh i rasteve me coronavirus ka bërë që policia civile të vihet në aksion.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se Policia e Kosovës sipas planit operacional për parandalimin e pandemisë COVID-19, ka angazhuar në terren zyrtarët policorë në rroba civile, të cilët do të operojnë në nivel vendi.

“Të njëjtit do të kujdesen për zbatimin dhe respektimin e masave, përfshirë përdorimin e maskave nga ana e qytetarëve, respektimin e masës për vetë-izolimi të personave që nënshkruajnë deklaratën nën betim për vetë-izolim si dhe do të jenë prezent në ambiente më shumë të  frekuentuara”, thuhet në njoftim.


Ndryshe, sipas raportit të punës për datën 31 gusht 2021, në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 1,259 pacientë.

Prej tyre, 1,061 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, 1,060  me oksigjeno- terapi, 60 të tjerë në kujdes intensiv.

Në klinikat COVID të QKUK-së janë të shtrirë 437 pacientë, 361 prej tyre të konfirmuar me COVID-19, 389 me oksigjeno-terapi.

Numri i madh i viktimave dhe i të infektuarve me COVID, ka bërë që të ndërmerren masa shtesë.

Të hënën kanë hyrë në fuqi këto masa, ndër të cilat edhe ora policore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste

Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste

Lajme
Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak

Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak

Lajme
Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë

Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë

Lajme
Ministria e Jashtme reagon për situatën në Bërnjak: Po ndodhin akte fashizmi në sy të policisë serbe

Ministria e Jashtme reagon për situatën në Bërnjak: Po ndodhin akte fashizmi në sy të policisë serbe

Lajme
Sveçla: Mbyllet vendkalimi kufitar në Bërnjak, serbët maltretuan një familje shqiptare që po udhëtonte për në Gjermani

Sveçla: Mbyllet vendkalimi kufitar në Bërnjak, serbët maltretuan një familje shqiptare që po udhëtonte për në Gjermani

Lajme
Varrezë e mundshme masive pranë Novi Pazarit, Gara: Dëshmi të siguruara nga dëshmitarë të ndryshëm

Varrezë e mundshme masive pranë Novi Pazarit, Gara: Dëshmi të siguruara nga dëshmitarë të ndryshëm

Drejtësi
Kalo në kategori