Zagrebi është për fillim të negociatave me BE-në, Shkupi pret mbështetje edhe nga Sofja
Autoritetet kroate kanë shprehur mbështetje për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE dhe presin që Konferencës e parë ndërqeveritare mes vendit dhe Unionit të mbahet deri në fund të vitit, derisa në të njëjtën kohë nga Shkupi janë dërguar porosi se pritet Bullgaria edhe në të ardhmen të vazhdojë të jetë mbështetës i madh për integrimet tona euroatlantike, ndërsa BE në raportin ndaj vendit të tregojë se është bashkësie e vlerave dhe parimeve.
Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq në takimin me ministrin për Punë të Jashtme, Bujar Osmani i cili po qëndron për vizitë në Zagreb ka thënë se Kroacia është e gatshme të vazhdojë të ndihmojë vendin në reformat dhe plotësimin e kushteve të nevojshme për anëtarësimin në Union.
“Kroacia mbështet fuqimisht Maqedoninë e Veriut si vend kandidat për anëtarësimin në BE dhe pret që procesi i hapjes së negociatave të fillojë së shpejti. Kroacia pret që konferenca ndërqeveritare të konvokohet deri në fund të vitit, gjatë presidencës së Gjermanisë me BE-në, për të hapur negociatat”, tha Plenkoviq.
Mbështetjen e Zagrebit për eurointegrimet e vendit është konfirmuar edhe në takimin e Osmanit me kolegun e tij kroat, Goran Gërliq Radman. Siç kumtuan nga MPJ, marrëdhëniet bilaterale u karakterizuan si dinamike dhe miqësore, me dialog intensiv politik në nivelin më të lartë, përmes bashkëpunimit të suksesshëm në një numër fushash me interes të përbashkët.
Kryeministri Zoran Zaev shprehu siguri se Bullgaria e cila edhe deri më tani ka qenë mbështetëse e madhe për integrimet tona euroatlantike, do të vazhdojë edhe në të ardhmen të jetë mbështetëse e madhe, sepse siç tha, në të gjitha deklaratat e veta pala bullgare e konfirmon këtë.
“Besoj se kjo do të ndodh në dhjetor, por nëse nuk ndodh, atëherë duhet të dihet se është kërkuar nga ana jonë diçka që ne assesi nuk guxojmë të bisedojmë, as që do të donim të pranonim. Por të lëmë hapësirë të bisedohet nga ana e komisioneve”, ishte decid Zaev.
Ai tha se Bullgaria nuk kërkon nga Maqedonia e Veriut ndryshim të Kushtetutës dhe vendimi nuk është përmes nënshkrimit të marrëveshjes së re.
“Ne tani më kemi marrëveshje dhe duhet t’i zgjidhim çështjet përmes komisioneve të përbashkëta, deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev në pyetje të gazetarëve nëse mendohet për marrëveshje të re mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe nëse Sofja ka kërkuar ndryshim të Kushtetutës tonë”, ka thënë Zaevi.
Do të paraqiste gabim të pafalshëm, edhe për ne, edhe për Bullgarinë, nëse lejojmë një luks të tillë të krijojmë vragë të thellë në marrëdhëniet në të cilat investuam aq shumë dhe nëse sërish e bllokojmë perspektivën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, thotë ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në intervistën për javoren kroate “Nacional” lidhur me kërcënimet bullgare për bllokim të rrugës sonë evropiane, nëse vendi insiston për gjuhën dhe identitetin maqedonas.
“Lejuam që marrëdhëniet tona bilaterale të rrezikohen nga disa recidivë historik, të cilët krijojnë animozitet mes fqinjëve, përndryshe, të afërt. Qeveria e re është e përkushtuar në këtë temë, ne jemi të fokusuar në plotësimin e asaj që e lëshuam dhe besoj se do t’ia arrijmë”, shton Osmani.
Nga ana tjetër, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov në takim video-konferencë me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së në Maqedoninë e Veriut tha se miratimi i kornizës negociuese dhe mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare deri në fund të vitit, do t’i rrumbullakojë sukseset historike të vendit pas dritës së gjelbër për hapje të negociatave inkuadruese në NATO duke shtuar se vlerat dhe parimet e Unionit varen nga ajo se si BE-ja do të veprojë ndaj të drejtës së vet përcaktimit të popullit maqedonas.
“Si do të pozicionohet Bashkimi Evropian ndaj kësaj çështje – e drejta e popullit maqedonas të vet përcaktimit – do të ndikojë mbi atë nëse edhe më tutje do të mundemi në Union të shikojmë si në bashkësi të vlerave dhe parimeve, ka potencuar Dimitrov, në lidhje me sfidat me të cilat përballet vendi në dritë të mbajtjes së Konferencës së parë ndërqeveritare.
Ish kryeministri Vllado Buçkovski, konsideron se me Marrëveshjen për miqësisë dhe bashkëpunim me Bullgarinë, ne kemi marrë konfirmimin se jemi një popull i veçantë dhe e marrim gjuhën në një formulim që tani gjithashtu krijon probleme, duke shtuar se Sofja ka pranuar që marrëveshja të lidhet në gjuhën maqedonase me prapashtesën “gjuha zyrtare në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë”.
Sipas tij, kërkesat e Sofjes në lidhje me Goce Dellçevin, që gjuha dhe identiteti maqedonas duhet të shihen në kontekstin e “ngrohjes” së politikanëve bullgarë përpara zgjedhjeve në mars të vitit të ardhshëm tha se ky është një konsensus që ekziston tek shumica e politikanëve (bullgarë), të cilët shprehin publikisht qëndrimet e tyre dhe kërkojnë nga ne disa gjëra.
“Së pari, respektimi i vazhdueshëm i asaj që kemi shkruar në Marrëveshje, e ajo është që komisioni i përbashkët të punojë me një ritëm të përshpejtuar dhe të mbyllë çështjet e hapura. Mua nuk më pëlqen ky nxitim”, tha Buçkovski.
Komisarja e BE-së për Punët e Brendshme, Ilva Johanson në deklaratën për MIA-n tha se se është në kontakt me qeverinë bullgare për të gjetur zgjidhje rreth bllokadës së marrëveshjes për Fronteksin me Maqedoninë e Veriut nga ana e Bullgarisë.
“Shpresoj se do ta përfundojmë marrëveshjen e Fronteksit me Maqedoninë e Veriut sa më shpejt të jetë e mundur, e hapa këtë çështje me kryeministrin e Bullgarisë në mënyrë që të mund të bëjmë përparim sepse është shumë e rëndësishme”, tha Johanson për MIA-n.
Historianët maqedonas dhe bullgar javën e kaluar në Shkup pas pauzës prej thuajse një viti përsëri janë ulur në tryezë, dy ditë kanë biseduar, ndërsa sipas deklaratave të bashkë -kryesuesve të Komisionit pas takimit Dragi Gjorgjiev dhe Angel Dimitrov është arritur progres i vogël, por jo edhe për Goce Dellçevin./AIM/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos