LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Vazhdon ëndrra për në Bashkimin Evropian

Zaev: Vazhdon ëndrra për në Bashkimin Evropian

Kryeministri Zoran Zaev në intervistë për gazetën serbe ‘Politika’ thotë se “ëndrra për anëtarësim në BE nuk është prishur, opsioni tjetër është nacionalizmi, radikalizmi dhe kthimi prapa në kohën problematike dhe të errët për Maqedoninë”.

“Maqedonia e Veriut është në rrugë të drejtë të jetë anëtarja e 30-të e NATO-s. Në anën tjetër, vendimi për caktimin e datës për bisedime me BE-në është anuluar. Edhe pse 27 vendet anëtare në mënyrë të qanë mbështetën fillimin e bisedimeve, një vend insistoi së pari të ketë reforma të brendshme në BE. E mbështesim nismën e kryetarit të Francës, Emmanuel Macron, por jemi të bindur se Maqedonia e Veriut s’do të bënte dëm nëse i jepej mundësia e bisedimeve, përkundrazi, do të ishte motivim shtesë të vazhdohet me reforma të brendshme”, vlerëson Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në pyetjen nga ‘Politika’ se pse janë caktuar zgjedhje të parakohshme kuvendare, kur madje edhe Macron deklaroi se janë përmbushur të gjitha kushtet e kërkuara, Zaev tha se është korrekte që ta kthejë mandatin tek populli për të marrë përkrahje.


“Si njeri i ndershëm dhe si politikan i përgjegjshëm, vendosa që është e drejtë ta kthej mandatin te populli dhe t’i lusë qytetarët për mandat të pastër për të vazhduar rrugën në të cilën jemi nisur. Kjo është rruga e vetme, rruga drejt NATO-s, drejt investimeve të reja dhe perspektivave, vendeve të reja të punës dhe paga më të larta”, tha Zaev.

“Përkrahja që e kemi nga BE është e qartë. Kjo përkrahje vjen e gjithë udhëheqësia e Komisionit Evropian, Kuvendit Evropian, nga 27 vende anëtare të BE-së. As Franca nuk është kundër nesh. Senati francez e miratoi, në fazën eparë, Propozim-ligjin për ratifikimin e Protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO”. tha Zaev./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Drejtësi
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Lajme
​Vitia: Më 1 shkurt do të hyjë në fuqi lista zyrtare e çmimeve të produkteve medicinale

​Vitia: Më 1 shkurt do të hyjë në fuqi lista zyrtare e çmimeve të produkteve medicinale

Shëndetësi
Kalo në kategori