LAJMI I FUNDIT:

Zaev thotë se Merkel mund ta konsiderojë si vepër të saj suksesin e Maqedonisë së Veriut

Zaev thotë se Merkel mund ta konsiderojë si vepër të saj suksesin e Maqedonisë së Veriut

Kryeministri Zoran Zaev beson se “qershori dhe korriku, janë të arritshëm”, për të marrë datë për negociatat me BE-në. Në të kundërtën ai thotë se nuk mund të garantojë që shumica parlamentare do të jetë stabile.

“Nëse dikush e meriton të anëtarësohet në BE, ajo është Maqedonia e Veriut. Këtë e tregojnë të gjitha vendet anëtare. Unë i kuptoj aspektet regjionale, këto ditë janë shumë të rëndësishme. Javën e ardhshme do të kem takim me Angela Merkelin. Ne jemi partnerë seriozë dhe besoj se do të ketë vendime pozitive”, tha Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai shtoi se kancelarja Merkel mund ta konsiderojë si vepër të saj suksesin e Maqedonisë së Veriut.


“Ajo ishte këtu para referendumit, në ditën e pavarësisë, na dha mbështetje për procese të këtilla dhe besoj se përmes bisedimeve do të gjejmë hapat tonë të ardhshëm”, tha Zaev.

Në rast se vendosën ta kthejë mandatin, Zaev tha se ka dy opsione: ose zgjedhje të parakohshme parlamentare, që sipas tij, nuk janë të mira për ekonominë, ose marrje të mandatit të ri nga presidenti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori