LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Do të këmbeja edhe dy çmime Nobel për marrjen e datës për negociatat me BE-në

Zaev: Do të këmbeja edhe dy çmime Nobel për marrjen e datës për negociatat me BE-në

Kryeministri Zoran Zaev në intervistë për gazetën belge “Le soar”, edhe njëherë ju bëri thirrje anëtarëve të BE-së të rekomandojnë negociata me Maqedoninë e Veriut.

Në bisedë, kryeministri Zaev sqaron se në rast se nuk jepet datë për negociata, ai do të akuzohet se i ka gënjyer deputetët se votimi i Marrëveshjes së Prespës do të thotë hapje e dyerve të BE-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Thash se nëse e ndërrojmë emrin, nëse mbajmë marrëdhënie me Greqinë, Bullgarinë, nëse bëhen reforma, Evropa do t’i përmbush premtimet. Nëse kjo nuk ndodh, është normale të ketë përgjegjësi, nuk do të pres që opozita apo Kuvendi të bëj diçka të tillë, do të marr përgjegjësi dhe do ta kthej mandatin”, thotë Zaev për “Le soar”.


Zaev paralajmëron kthimin e nacionalizmit dhe radikalizmit në vendin tonë nëse nuk ka rekomandim nga BE për negociatat.

Në pyetjen se pse BE duhet të kujdeset për një gjë të tillë dhe pse t’i përgjigjet Maqedonisë për një problem të brendshëm, kryeministri thotë se BE dhe Maqedonia e Veriut janë të ndërlidhura në aspekt ekonomik dhe se bëhet fjalë për interes të përbashkët.

Zaev sqaron se vendimi për negociata nuk do të thotë anëtarësim në BE menjëherë.

“S’kemi për qëllim të bëhemi anëtarë menjëherë, por duhet ta vazhdojmë procesin e integrimit të BE-së. Në 15 vite bllokim, dhënia e data për bisedime për asnjë nuk është dramatike. Kjo do të thotë se pranojmë obligimin që ta harmonizojmë legjislaturën tonë, t’i përgatisim institucionet e vendit, për vendim për anëtarësim në vitin 2025 apo në vitin 2030, nuk i dihet. Ne jemi bashkëpunëtorë dhe bëhet fjalë për interes të përbashkët”, thotë Zaev.

I pyetur nëse beson se me të vërtetë do të mund të merrte Çmimin Nobel për paqe bashkërisht me kryeministrin Alexis Tsipras, Zaev thot se data për negociata është më e rëndësishme.

“Do të këmbeja dy çmime Nobel për atë vendim të Këshillit Evropian, për mua është nder i madh që jam nominuar, ne jemi vend i vogël, por dhurata jonë është vërtetimi i punës tonë, dhe i vetmi vërtetim është vendimi i Këshillit Evropian. Është dhurata më e mirë. Nëse fitoj çmimin Nobel, do ta t’ia jap Këshillit Evropian”, tha si me shaka Zaev./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori