LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Do të hapim vende të reja pune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë

Zaev: Do të hapim vende të reja pune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë

Kemi vetëm presione dhe kërcënime pasi që jemi kundër këtij pushteti kriminal. Duhet që të ketë sundim të drejtës. Duhet që të kthehet prona te pronarët e vërtet në Peshtani, kërkuan banorët e tyre në takimin e sotëm me liderin e LSDM-së opozitare, Zoran Zaev, i cili është në vizitë në Ohër, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ata thuan se qeveria po vjedh prona, po vjedhin vota dhe mbi të gjitha bazat janë të diskriminuar.

Sipas liderit të LSDM-së, ndryshimet në mënyrë të pandalshme janë duke ardhur.


“Po i vëmë fundin krimit dhe korrupsionit, në Maqedoni të ketë të drejta dhe drejtësi për të gjithë. Të gjithë do të jemi të njëjtë para ligjit dhe të gjithë bashkërisht do të luftojmë për një jetesë më të mirë”, deklaroi Zaev.

Ai realizoi takim edhe me luftëtarët nga LNC. Ata shprehën pakënaqësinë nga gjendja ku është shteti dhe liria e prishur, drejtësia dhe barazia.

“Ne si Lidhje e luftëtarëve nga LNC-ja kemi përgjegjësi morale për ruajtjen e sigurisë së shtetit, kthimin e lirisë dhe prosperitetit në shtet. Për këtë arsye iu bashkuam kësaj lufte për një të ardhme të sigurt në Maqedoninë e lirë”, theksuan ata, transmeton TetovaSot.

Zaev shtoi se me realizimin e masave nga programi i LSDM-së do të sigurohen vende të reja të punës dhe punë me dinjitet me paga më të larta.

“Fuqishëm do ta ndihmojmë ekonominë vendore, ndërsa me masën e kthimit të 15 % të TVSH-së, paratë po ia kthejmë qytetarëve. Kemi masa për hapjen e vendeve të reja të punës, rritjen e standardit dhe barazisë në shoqërisë të cilat do të garantojnë një të ardhme të sigurt dhe më të mirë për të gjithë qytetarët tanë”, deklaroi Zaev. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Kalo në kategori