LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Me albanofobi Maqedonia nuk ka të ardhme (Video)

Zaev: Me albanofobi Maqedonia nuk ka të ardhme (Video)

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, deklaron se OBRM-PDUKM-ja do t’i humbë zgjedhjet, nëse organizohen të tjera sepse askush nuk e duron sjelljen e tyre kryeneçe dhe të paturpshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, Gruevski tallet me ndjenjat e qytetarëve dhe se Ivanovi mundet që përsëri të mos e jep mandatin. Zaev thekson se Gruevski nuk do të mund të formojë qeveri edhe nëse do të fitonte 62 deputetë në zgjedhje tjera.

“Nëse shkojmë në zgjedhje, ata do të humbin ndërsa ne do të kemi disa deputetë më shumë. Të supozojmë se Gruevski në zgjedhjet e reja do të ketë 62 deputetë, me cilën parti shqiptare do të bëj koalicion”, shprehet Zaevi.


Lideri i LSDM-së deklaron se është i kënaqur me besimin që ka popullsia shqiptare ndaj partisë së tij, krahasuar me OBRM-PDUKM-në. Zaevi e konsideron albanofobi veprimtarinë e OBRM-PDUKM-së.

”Me albanofobinë që përhapet nga ana e tyre, me këtë përdorim të fjalëve kaq të ulëta, Maqedonia nuk ka të ardhme”, deklaron Zaevi. Për më tepër ndiqni videolajmin nga Alsat-M./Telegrafi/