LAJMI I FUNDIT:

Zaev shpreson në zgjidhjen e çështjes së emrit para Samitit të BE-së

Zaev shpreson në zgjidhjen e çështjes së emrit para Samitit të BE-së

Kryeministri Zoran Zaev shpreson se shumë shpejtë do të arrihet marrëveshja për çështjen e emrit në mes Maqedonisë dhe Greqisë dhe se kjo do të mund të ndodhë para Samitit të Bashkimit Evropian me 28 dhe 29 qershor.

Zaev sot në Haraçinë ku kishte filluar projekti për ndërtesën e re komunale, deklaroi se zgjidhje e shpejtë e çështjes së emrit është e lidhur me, ashtu siç tha ai, dëshirën tonë që të ketë marrëveshje para Samitit të Bashkimit Evropian dhe para Këshillit të BE-së për 25 dhe 26 qershor, duke theksuar se ditët janë të numëruara.

Ai potencoi se është e e rëndësishme që të arrihet zgjidhje cilësore, që do ta ruaj identitetin. Për këtë shkak vendimi edhe më tej duhet të ketë ndikim pozitiv tek qytetarët e vendit për të cilët, ne fund do të vendosin me referendum.


Zaev theksoi se komunikon me të gjitha nivelet në Qeveri në raport me çështjen e emrit dhe se shikojnë strategji të ndryshme për problemin 25-vjeçar. Ai tha se menjëherë kur do të ketë bisedë me kryeministrin Alexis Tsipras, do të informojë publikun./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Kronika e Zezë
Inspektorati Farmaceutik vazhdon inspektimet në barnatore, Ministria e Shëndetësisë thotë se po zbatohet vendimi për çmimet e barnave

Inspektorati Farmaceutik vazhdon inspektimet në barnatore, Ministria e Shëndetësisë thotë se po zbatohet vendimi për çmimet e barnave

Lajme
Komprometoi mbi 300 mijë kartela bankare në një shtet të BE-së, arrestohet i dyshuari

Komprometoi mbi 300 mijë kartela bankare në një shtet të BE-së, arrestohet i dyshuari

Kronika e Zezë

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza

Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza

Drejtësi
Votat e diasporës, KQZ thotë se bartja e fletëvotimeve do të bëhet me ndihmën e MPJD-së

Votat e diasporës, KQZ thotë se bartja e fletëvotimeve do të bëhet me ndihmën e MPJD-së

Lajme
Kalo në kategori