LAJMI I FUNDIT:

Zaev për kërkesën e BDI-së: Nëse ky është kusht për koalicion, atëherë BDI nuk do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme

Zaev për kërkesën e BDI-së: Nëse ky është kusht për koalicion, atëherë BDI nuk do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme

I pyetur për qëllimin dhe kërkesën e BDI-së se është koha për kryeministër shqiptar në zgjedhjet e ardhshme, kryetari i LSDM-së Zoran Zaev tha për TV21 se “nëse BDI ka kusht të këtillë për koalicion për Qeverinë, atëherë BDI nuk do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme”.

“Nëse LSDM fiton në zgjedhje, unë jam kandidati për Kryetar të Qeverisë dhe do të jem kryeministër që në mënyrë të barabartë do të luftojë për jetë më të mirë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, gjë që e kam dëshmuar në të gjitha politikat e mia gjatë viteve. Në përputhje me këtë, nëse BDI ka kusht të këtillë për koalicion për Qeverinë, atëherë BDI nuk do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme” tha Zaev.

Ali Ahmeti: Është koha për kryeministrin e parë shqiptar
Lexo po ashtu Ali Ahmeti: Është koha për kryeministrin e parë shqiptar

Në përgjigjen e tij Zaev po ashtu shkruan se sipas Kushtetutës, deputetët në Kuvend zgjidhen sipas vullnetit të qytetarëve, e jo sipas përkatësisë etnike të njërit kandidat ose tjetrit.


“Në vendin tonë mandatar për Kryetar të Qeverisë mund të jetë secili qytetar që do të sigurojë mbështetjen e të paktën 61 deputetëve. E saktë se qytetarët në shoqërinë tonë gjithnjë e më shumë i tejkalojnë barrierat etnike, por më e rëndësishme se kjo është se gjatë zgjedhjeve ata para së gjithash udhëhiqen prej cilësive të kandidatit dhe veçanërisht sjelljes së tij ndaj qytetarëve, nga përkushtimi i tij shoqëror për të mirën e të gjithë qytetarëve dhe shtetit, si dhe shembullin personal që kandidati e lë si shenjë para qytetarëve” thotë kreu socialdemokrat./TV21

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Lajme
Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Kronika e Zezë
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Politikë
A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Politikë

"Sikurse ajo e Muzeut Kombëtar në Gdansk të Polonisë", dizajneri Komoni konteston origjinalitetin e logos fituese të Muzeut të Artit Bashkëkohor

Lajme
Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Lajme
Kalo në kategori