LAJMI I FUNDIT:

Zaev: OBRM-PDUKM kërkoi ta mbulojmë krimin

Zaev: OBRM-PDUKM kërkoi ta mbulojmë krimin

Kryeministri Zoran Zaev në konferencë për shtyp pas takimit të djeshëm tha se i vjen keq që nuk është arritur Marrëveshja për Prokurorinë Publike.

Zaev tha se OBRM-PDUKM ka kërkuar që lëndët e PSP-së para 30 qershorit të vitit 23017 t’i ndërmerr prokuroria, shefi i së cilëst do të jetë me propozim të partisë opozitare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ju intereson ta shpëtojnë krimin regjimit”, tha kryeministri Zaev.


Sipas tij, Mickoski është i gatshëm të sakrifikojë NATO-n dhe BE-në vetëm për t’i shpëtuar kriminelët. Kryeministri theksoi se fajtorë për mosmarrjen e datës për nisjen e bisedimeve me BE-në do të jetë vetëm kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski dhe partia e tij./Telegrafi/