“Më në fund e kompletuam kompletuam kartën tonë personale në Kombet e Bashkuara. Përveç emrit Republika e Maqedonisë së Veriut, për gjuhë qëndron: gjuha maqedonase, ndërsa për shtetësi: maqedonas/qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Tani kemi marrëdhënie jashtëzakonisht të mira me Greqinë dhe me këtë kontribuuam që të përforcohet stabiliteti rajonal dhe të nxitet zhvillimi i Ballkanit Perëndimor”.
Këtë mes tjerash e tha kryeministri Zoran Zaev në sesionin plenar të Asamblesë së 74-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York. Ai theksoi se Marrëveshja e Prespës, së bashku me Marrëveshjen për miqësi me Bullgarinë, e përshpejtoi integrimin në NATO dhe i mënjanoi pengesat më të mëdha për integrimin në BE, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Dëshiroj këtu të nënvizoj se i jemi falënderues KB-së për tërë mbështetjen, që më së shumti është parë përmes punës punës 20 vjeçare me përkushtim dhe të palodhshme të Matthew Nimetz, i dërguar special i sekretarit të përgjithshëm të KB-së, i cili ka punuar me ne në gjetjen e zgjidhjes. Besojmë se Marrëveshja e Prespës është shembull i dukur për fuqinë e diplomacisë dhe dialogut dhe se është shembull i dobishëm për shumë çështje të hapura”, potencoi Zaev.
Në vazhdim të fjalimit të tij para përfaqësuesve të shteteve dhe popujve të botës, kryeministri Zaev theksoi se Asambleja e Përgjithshme vjetore sërish bën thirrje në bashkim të kombeve në luftën për paqe, demokraci, të drejta të njeriut, qeverisje të së drejtës dhe zhvillim të qëndrueshëm.
“Bota është në një udhëkryq dhe prandaj na duhet Organizatë më e fuqishme e Kombeve të Bashkuara, e cila do të qëndrojë pas të gjithëve dhe do të japë rezultate për të gjithë dhe askënd të mos e lë pas vetes. Një bote të bllokuar me pasiguri i duhet rend ndërkombëtar të bazuar në rregulla, multilaterizëm të efektshëm”, theksoi Zaev.
Duke u përqendruar në njërën prej temave qendrore të kësaj asambleje – ndryshimet klimatike, kryeministri potencoi se është i nevojshëm realizim i konkludimeve nga Marrëveshja e Prespës dhe ta njohim dhe ta pranojmë ndikimin e ndryshimeve klimatike si kërcënim për sigurinë dhe stabilitetin në botë dhe pasojat shkatërruese nga këto ndryshime tek njerëzimi.
Ai gjithashtu tha se si vend partner aktiv i koalicioneve ndërkombëtare kundër terrorizmit, Qeveria do të vazhdojë të kontribuojë drejt përpjekjeve multilaterale për luftë kundër terrorizmit, si dhe në ballafaqimin edhe me një sfidë bashkëkohore – emigrimet masive./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDenisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni
Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë