LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Në dy javët e ardhshme do të marrim vendime serioze, do të ketë ndryshime në të gjitha strukturat

Zaev: Në dy javët e ardhshme do të marrim vendime serioze, do të ketë ndryshime në të gjitha strukturat

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, sot në konferencë për shtyp tha se në dy javët e ardhshme do të ketë vendime serioze në qeveri.

Ai theksoi se do të merren vendime të mëdha për shtetit, si dhe do të ketë ndryshime në gjitha strukturat, duke filluar nga hierarkia më e lartë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Siç e dini të shtunën u certifikua Presidenti i ri dhe të dielën u inaugurua, kanë kaluar vetëm disa ditë prej zgjedhjeve të fundit dhe gjatë pushimit kisha kohë të mendoj dhe të vlerësoj se çfarë duhet të bëjmë ne më tutje si qeveri. Dy javët e ardhshme do të merren vendime të mëdha për shtetin, do të vijnë ndryshimet në të gjitha strukturat, duke filluar nga hierarkia me e lartë”.


“Do të diskutohet për ndryshime për disa ministra, zv/ministra, drejtorë, mirëpo ende po diskutohen dhe po shqyrtohen mundësitë për ndryshime. Pasi të arrijmë të balancojmë qëndrimet do të publikojmë emrat dhe shkaqet”, tha Zaev.

Ai nuk e mohoi mundësinë e takimit me partnerët qeveritarë e sidomos me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, duke shtuar se ende nuk kanë caktuar një datë për takimin e radhës, po që do të ndodhë së shpejti, pasi që është e domosdoshme që të diskutohet rreth ndryshimeve në qeveri.

Zaev tha se nuk bëhet fjalë për ndryshime partiake po për dështime personale të funksionarëve.

Në trend Lajme

Më shumë
​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Lajme
Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Lajme
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme
U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

Lajme
Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Ka nisur numërimi i votave me kusht - KQZ pret që nesër të përfundojë procesi

Ka nisur numërimi i votave me kusht - KQZ pret që nesër të përfundojë procesi

Lajme
Kalo në kategori