LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Mickoski e ka ekzagjeruar, do të konsultohem nëse do të padis

Zaev: Mickoski e ka ekzagjeruar, do të konsultohem nëse do të padis

Kryeministri, Zoran Zaev sot pas takimit me kryetarin e partisë Besa, Bilall Kasami tha se do të konsultohet me avokatët nëse do të padisë Mickovskin për akuzat që ai dje i ka thënë në një konferencë shtypi.

“Do të them punë e arratisur, sepse është e ekzagjeruar nga fjalët që përdoren. Unë kam qenë në paraburgim, me pasaportë të konfiskuara, kam publikuar “bomba” politike, por unë kam qenë i kujdesshëm në lidhje me fjalët që kamë përdorur. Unë do të konsultohem me këshilltarët e mi ligjor nëse duhet të padisë atë për shkak se ai inicion vrasje në tentativë, flet për një lloj mizorie, kjo që flet, flet për veten, por këtë thënë më butë është arratisje”, tha Zaev.

Mickoski: Zaev vazhdo arresto, OBRM-PDUKM nuk frikësohet
Lexo po ashtu Mickoski: Zaev vazhdo arresto, OBRM-PDUKM nuk frikësohet

Dje, lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski pas arrestimit të Veljanoskit, Ristovskit dhe Janakieskit, në konferencë për shtyp Zaevin e quajti despot dhe e paralajmëroi se e pret “fund i rëndë”./Telegrafi/