LAJMI I FUNDIT:

Zaev-Markoviq: Perspektivë për zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi

Zaev-Markoviq: Perspektivë për zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi

“Marrëdhëniet tradicionale mes Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi kanë perspektivë të ndritshme për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve në plan ekonomik, posaçërisht në plan të drejtpërdrejtë mes ndërmarrësve të dy shteteve”, kështu kanë vlerësuar kryeministrat Zoran Zaev dhe Dushko Markoviq në takimin e tyre në Podgoricë.

Me takimin me Markoviq, Zaev filloi vizitën dy ditore në Mal të Zi, ndërsa më herët me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme Andrej Zhernvoskin u pritën nderimet më të larta shtetërore nga kryeministri Markoviq, njofton Telegrafi Maqedoni.

Siç njoftojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, Zaev e njoftoi kryeministrin malazez për gjendjen aktuale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, zbatimi i zgjedhjeve të suksesshme për kryetar të shtetit dhe proceset reformuese, dhe se me të drejtë pret hapjen e bisedimeve me Bashkimin Evropian.


Sipas programit, në ditën e parë nga vizita zyrtare të delegacioni të Qeverisë të RMV-së, kryeministri Zaev do realizojë takime dhe me kryetarin e Malit të Zi, Milo Gjykanoviq dhe me kryetarin e Kuvendit Ivan Brajoviq.

Nesër do të ketë mbledhje të përbashkëta mes qeverive të dy shteteve, ndërsa në delegacionin qeveritar janë zëvendësministrat Radmilla Sheqrinska, Oliver Spasovski dhe Koço Angjushev, si dhe ministri i Bujqësisë, Ljupço Nikollovski, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski si dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraku.

Në takim pritet të shqyrtohen disa informacionet në interes të dy shteteve për zhvillimin dhe thellimin e bashkëpunimit të ardhshëm dhe do të nënshkruhen më shumë marrëveshje dhe memorandume për bashkëpunim në fushën e punëve të brendshme, mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe shëndetësisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Politikë
​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Lajme
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori