LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Jam i gatshëm për bashkëpunim me të gjithë deputetët

Zaev: Jam i gatshëm për bashkëpunim me të gjithë deputetët

Kryeministri Zoran Zaev deklaroi se është informuar lidhur me vendimin e deputetit Çedomir Sazdovski që ta braktisë partinë e tij OQM dhe të veprojë si deputet i pavarur në Parlament.

Zaevi shtoi se e respekton atë vendim dhe është i gatshëm për bashkëpunim me të, por edhe me të gjithë deputetët për gjithçka që është në interes nacional dhe në interes të të gjithë qytetarëve.

“Unë jam mik i mirë me Çedomir Sazdovskin, ai është ish-kryetar i degës sonë komunale të Kisella Vodës dhe kam pasur takime si edhe me deputetë të tjerë në Parlament. Gjithsesi se kemi biseduar, duke u bindur të gjithë së bashku, të jemi në një platformë të përbashkët me atë që është interes i përbashkët i Maqedonisë. Unë i përshëndes vendimet e këtilla, dhe ofroj dorë bashkëpunimi, gjithsesi, edhe me deputetin Çedo Sazdovski, ndërkaq besoj se do të ketë edhe të tjerë të tillë deputetë për arsye se sipas të gjitha gjasave është e natyreshme të ndodhin procese të”, tha Zaev në konferencën e përbashkët për shtyp me kryesuesin e Këshillit të BeH-së, Denis Zvizdiq.


Ai shtoi se pret të ketë bashkëpunim me të gjithë deputetët, dhe se beson se do të ketë edhe të tjerë, të cilët nuk mund të durojnë në presionin e nacionalizmit, armiqësive apo çfarëdo lloj arsyetimesh që në të kaluarën kanë ndodhur nga oponentët tanë.

“Dëshiroj ta përsëris porosinë tonë dhe ajo që është pritje e jona – opozitë e fuqishme do të thotë pushtet i fuqishëm, opozitë e dobët do të thotë pushtet i çorientuar. Dhe duke e thënë këtë, dëshiroj të dërgoj porosi të ndershme drejt oponentit tonë politik, por njëkohësisht të dërgoj porosi për aq sa është e mundur, konstruktivitet më të madh edhe në Parlament, nëpër institucione të sistemit sepse jam i bindur se i tërë rajoni dhe Maqedoni janë ndoshta para mundësisë së papërsëritshme të cilën shteti duhet ta shfrytëzojë”, tha kryeministri Zoran Zaev./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Lajme
Haradinaj: Ndryshimi i administratës në Washington, Kosova nuk ka kohë për të humbur

Haradinaj: Ndryshimi i administratës në Washington, Kosova nuk ka kohë për të humbur

Lajme
Kalo në kategori