LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Gruevski, magjistër i ekonomisë nuk e kupton kthimin e 15% të TVSH-së

Zaev: Gruevski, magjistër i ekonomisë nuk e kupton kthimin e 15% të TVSH-së

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev, mbrëmë në kuadër të fushatës parazgjedhore ka qëndruar në Kërçovë, ku para të pranishmëve ka prezentuar programin e partisë së tij, por gjithashtu nuk ka lëshuar mundësinë të flasë edhe për Nikolla Gruevskin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Unë nuk i ndjek shumë qëndrimet e Gruevskit, por ndjesia më thotë se ai prej mbrëmë është i mërzitur se si do t’ua kthejmë parat qytetarëve. Ai thotë kështu: Nëse Zaev gjen mënyrë për të kthyer parat tek qytetarët pse nuk e ka bërë në Strumicë? 10 vjet kryeministër plus magjistër i ekonomisë nuk e kupton se TVSH-në duhet ta kthejë qeveria dhe jo komuna. Ai nuk e kupton këtë kthim të përqindjes tek qytetarët, sepse nuk ka përqindje për familjen dhe të afërmit e tij”, deklaroi Zaev.