LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Fillimi i bisedimeve është motivim shtesë për reformat

Zaev: Fillimi i bisedimeve është motivim shtesë për reformat

Kryeministri Zoran Zaev për RTVM-në deklaroi se nëse Bashkimi Evropian nuk rekomandon datë për bisedimet, do t’i de-motivojë edhe vendet tjera, dhe mund të nxisë kthim të strukturave nacionaliste në vend.

Sipas tij, Bashkimi Evropian duhet të dijë se vendi nuk e ka ndërmend të bëhet anëtar në qershor apo korrik dhe se vetëm dëshiron t’i fillojë bisedimet. Kjo, thotë Zaev, do të jetë motivim shtesë për të punuar më shumë, më mirë dhe më suksesshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zaev përsëriti se vendi i plotësoi të gjitha kushtet, se reformat janë zbatuar njëqind përqind.


Kryeministri, bashkërisht me ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska, ministrin për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski dhe me të parin e Ministrisë së Shëndetësisë, Venko Filipçe, bisedoi për politikat qeveritare në këto fushat. Ai është i kënaqur nga të arriturat e deritashme duke paralajmëruar reforma më intensive.

“Jemi në rrugën e duhur. Nuk kemi probleme të jashtme dhe pengesa, një pjesë e madhe e punëve varen nga ne, posaçërisht nga institucionet në pushtetin ekzekutiv por edhe jashtë pushteti ekzekutiv”, tha Zaev duke shtuar se është moment i rëndësishëm dhe se duhet të jemi të motivuar drejt realizimit të qëllimit siç janë shoqëri moderne me gjyqësi dhe administratë të përgjegjshme, paga të mira dhe standard të lartë jetësor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Lajme
Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Lajme
Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Lajme
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Kalo në kategori