LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Falënderojmë Gjermaninë dhe Francën për njohjen e sakrificës që kemi bërë

Zaev: Falënderojmë Gjermaninë dhe Francën për njohjen e sakrificës që kemi bërë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, përmes një postimi në Facebook ka falënderuar Gjermaninë dhe Francën për mbështetjen, që siç thotë ai, e kanë treguar për Maqedoninë e Veriut në samitin joformal të Berlinit.

“Falënderoj miqtë tanë nga Gjermania dhe Franca që e njohin dhe theksojnë sakrificat që kemi bërë, si kontribut për stabilitetin ballkanik dhe evropian. Përgjegjësia dhe vendosmëria jonë nuk ndalen këtu, pasi ideja evropiane për bashkësi në dallime kërkon kujdes të vazhdueshëm për veten dhe për tjetrin”, ka shkruar Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zaev së bashku me Bujar Osmanin dhe Nikolla Dimitrovin dje ka marrë pjesë në Samitin joformal të Berlinit, në të cilin është diskutuar për perspektivën e vendeve të Ballkanit Perëndimor.


Siç u raportua, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emanuel Macron, kanë lavdëruar Maqedoninë e Veriut për nënshkrimin e marrëveshjes me Greqinë, për zgjidhjen e çështjes së emrit.

“Kemi parë hapa të guximshëm për kontestin e emrit të Maqedonisë së Veriut. Kjo është dëshmi se mund të gjendet zgjidhje për kontestet afatgjate”, tha Merkel.

Ndërsa Macron ka thënë se Marrëveshja e Prespës është dëshmi se mund të gjenden zgjidhje për çështje që janë dukur të pamundura, kur ka vendosmëri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori