LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Duhet të respektohen proceset demokratike, Bundestagu do të vendos në shtator (Video)

Zaev: Duhet të respektohen proceset demokratike, Bundestagu do të vendos në shtator (Video)

Kryeministri Zoran Zaev përmes një video-deklarate ka folur për takimin me kancelaren gjermane Angela Merkel, që sot u realizua në Berlin.

Zaev thotë se me Merkelin ka pasur takim miqësor, me të cilën kanë diskutuar për çështje me interes të përbashkët, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Merkel më informoi se Bundestagu do të sjell vendim në shtator për miratimin e nisjes së negociatave të BE-së me Maqedoninë e Veriut, në pajtim me procedurat e Gjermanisë për zgjerimin e Unionit. Në takim Merkel tha se Maqedonia e Veriut e ka plotësuar atë që është pritur”, thotë Zaev.


Ai shton se ia ka konfirmuar besimin kancelares gjermane Angela Merkel dhe mbështetjen për politikat e saj për zgjerimin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

“Në takim theksuam faktin që Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë ka qëndrim pozitiv për vendin tonë në lidhje me fillimin e negociatave për anëtarësim në BE dhe se duhet të respektohen procedurat dhe proceset demokratike, që do të mundësojnë Bundestagu në shtator të sjell vendim pozitiv”, thotë Zaev./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Lajme
Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Lajme
Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Lajme
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Kalo në kategori