LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Bllokoni sa të doni, ne do të gjejmë zgjidhje

Zaev: Bllokoni sa të doni, ne do të gjejmë zgjidhje

Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, sot është përballur në debat me kryetarin e OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, ku kanë folur për çështjet aktuale në vend, ndryshimin e emrit, reformat si dhe eurointegrimet.

Zaev dhe Mickoski në një emision në “Kanal 5” kanë folur për çështjen e negociatave për Ligjin për Prokurorinë Publike, si dhe reformat në gjyqësor, njofton Telegrafi Maqedoni.

Zoran Zaev u shpreh i bindur se kushtet që janë vendosur për nisjen e bisedimeve me Bashkimin Evropian, do të miratohen me konsensus nga të gjitha partitë.


Ai kërkoi nga Mickoski që të përgjigjet pse nuk mbështet vazhdimin e punës së Prokurorisë Speciale dhe nëse partia e tij është vendosur në mbrojtje të krimit.

Mickoski: Bisedimet për PSP-në nuk kanë dështuar, OBRM-PDUKM asnjëherë nuk e ka mbrojtur krimin
Lexo po ashtu Mickoski: Bisedimet për PSP-në nuk kanë dështuar, OBRM-PDUKM asnjëherë nuk e ka mbrojtur krimin

“Jam opitimist se e ardhmja në BE dhe këto kushtet që presim t’i përmbushim, do të arrijmë t’i plotësojmë, pavarësisht nëse bëhet fjalë për Prokurorinë, gjyqësorin ose çështje tjera. Ne do të bëjmë gjithçka, dialogu vazhdon dhe shpresoj që me konsensus do të arrijmë të zgjidhim çështjen e Prokurorisë Speciale. Pyetja është nëse opozita do të vazhdojë të bllokojë hapjen e bisedimeve me BE-në, në mënyrë që të mbrojë krimin”, tha mes tjerash Zaev.

Ai tha se Mickoski dhe partia e tij ka përgatitur sërish skenar për të bllokuar Maqedoninë e Veriut që të nisë negociatat me Bashkimin Evropian.

Ndërsa Hristijan Mickoski, në replikën e tij tha se pushteti e përdor PSP-në për të bërë presione mbi opozitën, duke i bërë thirrje Zaevit që të mbështesin amendamentet që ata kanë dorëzuar për Prokurorinë Speciale.

Drejtuesi i debatit të sotëm mes Zaevit dhe Mickoskit, tha se deklaratat që do të përdoren nga të dy politikanët do të konfirmohen me mjete të ndryshme nëse janë të vërteta ose jo./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori