Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka hedhur poshtë njoftimet se Bashkimi Evropian po përgatit një “zonë ekonomike evropiane” për vendet e Ballkanit pasi në samitin evropian, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, nuk arritën të marrin datën e bisedimeve për anëtarësim për shkak të kundërshtimit të Francës.
Zaev ka thënë se përveç anëtarësimit të plotë në BE, nuk do të pranojë asnjë alternativë tjetër.
“Vendi ynë është në BE dhe nuk do të pranojmë asnjë ofertë tjetër. E gjithë bota flet për ne për atë që kemi bërë. Ne kemi përmbushur detyrimet tona dhe e kemi merituar hapjen e bisedimeve. Ne duam atë që meritojnë dhe asgjë tjetër. Nuk pranojmë asnjë alternativë tjerë, pakte, partneriteti, projekte ekonomike. Ne jemi për anëtarësim të plotë në BE”, ka deklaruar Zaev në një tribunë të shtunën në mbrëmje me simpatizantë të LSDM-së në qytetin e Prilepit.
Ai ka shprehur dëshpërimin nga vendimi negativ në samitin evropian, por tha se ky vendim nuk do ta gjunjëzojë nga qëllimi final, e që është anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE.
“Vërtetë nuk është fer ndaj nesh pasi na premtuan, na thanë bëni punën dhe ne do t’ju japim datën. Diskutuan deri në orën 2:30 të mëngjesit dhe për fat të keq ndodhi padrejtësia. Por, unë dua t’ju bind se kjo padrejtësi ndaj vendit tonë të vogël do ngritët si feniksi pasi të gjithë po flasin për padrejtësinë e bërë”, ka theksuar Zaev.
Ndërkohë, në një tjetër tribunë me anëtar të partisë, kreu i opozitës, Hristijan Mickovski, për mosmarrjen e datës ka akuzuar qeverinë.
“Ne të gjithë duhet të jemi të brengosur pasi datën nuk e morëm për shkak të korrupsionit, pashallëkut e kriminalitetit të atij (Zaevit) që dëshironte privatizimin e të ardhmes evropian të shtetit tonë. Për këtë ne nuk morëm datën, gjithçka tjetër është një ‘PO’ e madhe pasi ne jemi qytetar të Evropës, ne i takojmë Evropës dhe atje është e ardhmja jonë, të cilën do ta arrijmë me fitoren në zgjedhjet e 12 prillit”, ka deklaruar kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickovski.
Dy partitë LSDM dhe OBRM-PDUKMkanë nisur fushatën menjëherë pas arritjes së marrëveshjes mes partitë politike, që më 12 prill të vitit 2020 të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe në të gjitha tubimet dominojnë temat e integrimit evropian dhe shkaqet e mosmarrjes së datës së bisedimeve për anëtarësim. /REL/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash
Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane
Bislimi: Vetëvendosje nuk do të bëjë koalicion me asnjë parti opozitare pas zgjedhjeve
Hakohet faqja e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, reagon ministri Rashiq
Teuta Ramadani-Rasimi në "Rose", një histori suksesi, frymëzim për çdo grua
Specialja dënon Haxhi Shalën me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze