Zgjedhja e Hashim Thaçit president i vendit nga ana e partive opozitare në Kosovës është e papranueshme. Sipas zyrtarëve të saj në procesin e zgjedhjes së Presidentit ka pasur ndërhyrje dhe shantazhe ndaj deputetëve.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri hedh dyshime se në zgjedhjen e Hashim Thaçit president ka pasur lëshime të reja ndaj përfaqësuesve të komunitetit serb nga ana e koalicionit qeverisës.
“Mënyra se si është zgjedhur presidenti është absolutisht e papranueshme. Ne e kemi thënë vazhdimisht se këto institucione qendrore lëngojnë për nga legjitimiteti demokratik, veçanërisht pas konstatimit të Gjykatës Kushtetuese, se si kjo qeveri udhëhiqet nga dy njerëz të cilët e kanë shkelë kushtetutën duke e kërcënuar rendin kushtetues dhe sovranitetin e vendit.
“Dhe në këtë drejtim, konsiderojmë që kjo maskaradë që e pamë të premten, të këtij që po e quajmë proces të zgjedhjes së presidentit, është bërë nga një institucion, së pari me legjitimitet të cunguar, e në anën tjetër edhe vet procesi ka qenë proces i cili është lehtë i kontestueshëm, duke pasur parasysh mënyrën se si është trajtuar çështja,ka thënë Ymeri në një intervistë për Zërin e Amerikës.
Ai ka thënë se Opozita është duke e shqyrtuar mundësinë që ta kontestojnë zgjedhjen e Thaçit president edhe në Gjykatën Kushtetuese.
“Jemi duke e shqyrtuar dhe jemi në konsultim edhe me dy subjektet tjera opozitare edhe me ekspertët kushtetues e juridik, jo vetëm brenda subjekteve, por edhe jashtë në mënyrë që ta shqyrtojmë mundësinë nëse ka bazë dhe nëse kjo është e mundur që kjo të kontestohet në Gjykatën Kushtetuese”, është shprehur ai.
Ymeri ka mohuar se ata kanë legjitimuar procesin e zgjedhjes së Presidentit, me prezencën e deputetit të tyre Ilir Deda në këtë seancë. Sipas tij, prezenca e Dedës ka qenë në cilësinë e monitoruesit për ta vështruar procesin në mënyrë që të pamundësohen keqpërdorimet procedurale në sallën e kuvendit.
Ai në intervistën për Zërin e Amerikës, ka folur edhe për protesta e Opozitës dhe gjetjen e shisheve me koktej molotovi në tendat e tyre. Për këtë ai ka thënë disa protestues për arsye të ndryshme kanë përdoru masa të cilat nuk kanë qenë të parapara, transmeton lajmi.net.
“Në protesta ka pasur nganjëherë edhe dalje nga skenari, në kuptimin e njerëzve të caktuar, të cilët për arsye të ndryshme, tash nuk dua t’i gjykoj, kanë përdorur disa masa të cilat nuk kanë qenë të paramenduara. Mendoj që kjo arsyetohet, ose duhet të trajtohet nga dy perspektiva të mundshme që mund të lidhen me njëra tjetrën”.
“ Në njërën anë, duhet të kuptojmë një gjë që pushteti me mënyrën se si është sjellë veçanërisht karshi këtyre dy marrëveshjeve është shndërruar në një pushtet të dhunshëm. Ndërkohë që ky pushtet, i njëjti, shpeshherë këtë dhunë implicite edhe e ka bërë eksplicite edhe brutale, në kuptimin e ndërhyrjes ndaj protestuesve, ndërhyrjes në zyrat e subjekteve politike, në këtë rast lëvizjes Vetëvendosje, siç e keni parë me policë me armë të zhveshura dhe të armatosur deri në dhëmbë”, ka thënë Ymeri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës