Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri tha se qeveria e re e krijuar nga PAN dhe AKR, është qeveri pakicës dhe ajo nuk do të mund të ketë jetëgjatësi, pasi sipas tij ka katër kryeministra.
“Sot opozita në Kosovës, VV-ja dhe LDK-ja janë shumica e votës së qytetarëve të Kosovës. Kjo qeveri nga numrat nuk do të ketë shumë gjatë. Kjo qeveri do të ketë pak ditë në pushtet. Kjo qeveri do t’i kushtojë më shumë dëme Kosovës. Vota e qytetarëve të Kosovës më 11 qershor ka kërkuar që të ketë ndryshim të qeverisjes në Kosovë”, tha Ymeri sonte në “Intervista me Blerimin”, ka thënë Ymeri në një intervistë për RTK.
Sipas tij qeveria dhe administrata e Kosovës duhet orientuar nga nevojat e qytetarëve dhe jo për nevoja të tjera, siç është edhe numri i madh i ministrive.
“Kjo qeveri do të ketë disa kryeministra. Pra edhe subjektet politike, kanë deklaruar se do të kontrollojnë ministritë që ato udhëheqin. Njëri ndër kryeministrat është Vuqiqi, i dyti Ramush Haradinaj, i treti Kadri Veseli dhe i katërti Behgjet Pacolli”, tha ai.
Ai po ashtu shtoi se kjo qeveri nuk do të punojë në interes të Kosovës, kurse ka tëhënë se kryeministri nuk ka guxim ta shkarkojë për ministrin e Bujqësisë, i cili vjen nga Lista Serbe.
“Kemi një kryeministër i cili nuk ka guxim që ta shkarkojë këtë ministër, i cili dyshohet për keqtrajtim të banorëve në Prishtinë. Pra kemi një qeveri sikur e kaluara”, deklaroi ai.
Ymeri ka folur edhe për raportet Kosovë – Serbi, të cilat sipas tij nuk mund të jenë normale deri sa Serbia e mban të okupuar veriun e vendit.
“Për sa kohë që Serbia vazhdon ta këtë një pjesë të okupuar të territorit, për sa kohë që Serbia vazhdon ta këtë qasje ndaj Kosovës, nuk mund të kemi raporte bashkëpunimi me Serbinë”, tha Ymeri.
Kurse, reagimet e degës së PDK-së në Prishtinë, kundër Lëvizjes Vetëvendosje, ai i ka quajtur reagime në panik, për shkak të pushtetit që po e humbin në tërë Kosovën.
Ymeri tha se Vetëvendosje do të ketë rritje të votës më 22 tetor mbi 30 përqind dhe do të konfirmohet si partia e parë, e cila do të qeverisë në 10 komuna në Kosovë, 6 nga to janë nga komunat më të mëdha. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksident në autostradën Fushë Kosovë-Prishtinë, rrokulliset një veturë
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë
Balje: Nuk e votoj Kurtin e asnjë qeveri pa u plotësuar kushtet e boshnjakëve
Haradinaj i ashpër me Gërvallën: Një bandite ordinere që s’e di çfarë flet
Inaugurimi i presidentit Trump, Haradinaj takohet me Grenellin në SHBA
Moti gjatë kësaj jave - temperatura të ulëta dhe mundësi për ngrica dhe mjegull
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"E ka mësuar dhoma e rrëfimit çfarë të bëjë", Gresa godet produksionin e BBVK?
A po keqpërdorën punëtorët e Bangladeshit nga kompanitë në Kosovë?
“Ti je si qen i vogël”, përplasje e ashpër mes Xuxit dhe Drilonit
Vogëlushi shqiptar që kaloi sigurimin në "Santiago Bernabeu" dhe mori përqafimin dhe fanellën e Kylian Mbappe
Balje: Nuk e votoj Kurtin e asnjë qeveri pa u plotësuar kushtet e boshnjakëve
Haradinaj i ashpër me Gërvallën: Një bandite ordinere që s’e di çfarë flet