LAJMI I FUNDIT:

Ymeri: U siguruam transport atyre që kishin nevojë, kjo nuk është e jashtëligjshme dhe ndodh në vendet demokratike

Ymeri: U siguruam transport atyre që kishin nevojë, kjo nuk është e jashtëligjshme dhe ndodh në vendet demokratike

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një konferencë për media lidhur me procesin e zgjedhjeve të 19 nëntorit.

Gjatë kësaj konference VV është deklaruar edhe për lajmin që ka qarkulluar mbrëmë ku thuhet se VV-ja ka organizuar transport për qytetarët për të shkuar për të votuar.

Me këtë rast, kryetari i VV-së, Visar Ymeri tha se kjo gjë nuk është e jashtëligjshme siç po potencohet.


Transport i organizuar i votuesve në Prishtinë (Video)
Lexo po ashtu Transport i organizuar i votuesve në Prishtinë (Video)

“Votuesit tanë ne i identifikojmë në secilin proces zgjedhor dhe këta votues të identifikuar dhe të kontaktuar nga Lëvizja Vetëvendosje e pranojnë paraprakisht që do të thirren në ditën e zgjedhjeve në mënyrë që LVV tu ju ofrojë atyre çfarëdo ndihme ose shërbimi që ata kanë nevojë për ta bërë votën e tyre gjë që e kemi bërë edhe ditën e diel ku ju kemi ofruar transport për ata votues që e kanë pasur të vështirë transportin për arsyen e vetme që ata votues mund të vendosin të mos dalin për të votuar”, ka thënë Ymeri duke shtuar se këtë nuk e bënë vetëm LVV po edhe partitë e tjera.

Ymeri ka shtuar se kjo gjë bëhet edhe në vendet demokratike të botës, ku ka publikuar edhe një mesazh të kryeministrit aktual të Kanadasë, Justin Trudeau në Twitter i cili në vitin 2015 kishte shkruar: “Nëse keni nevojë për transport deri te vendvotimi thirreni këtë numër dhe ne do t’ju dërgojmë atje”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Kronika e Zezë
Cila është mosha më e përshtatshme për dërgimin e fëmijëve në kopsht – shpjegon psikologia Deliu

Cila është mosha më e përshtatshme për dërgimin e fëmijëve në kopsht – shpjegon psikologia Deliu

Lajme
Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Lajme
Haxhiu: Njëherë jemi të fokusuar te formimi i qeverisë, zgjedhja e presidentit zhvillohet vitin e ardhshëm

Haxhiu: Njëherë jemi të fokusuar te formimi i qeverisë, zgjedhja e presidentit zhvillohet vitin e ardhshëm

Lajme
Haxhiu: Kurti asnjëherë nuk ka refuzuar që të japë dëshminë e tij, por i ka ftuar prokurorët që t’i shkojnë në zyrë

Haxhiu: Kurti asnjëherë nuk ka refuzuar që të japë dëshminë e tij, por i ka ftuar prokurorët që t’i shkojnë në zyrë

Lajme
Operacion i policisë në Pejë, zbulohet kultivim i hashashit nën tokë

Operacion i policisë në Pejë, zbulohet kultivim i hashashit nën tokë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori