LAJMI I FUNDIT:

Ymeri tregon se çfarë i tha Mogherinit: Imponimi sjell krizë, shqetësim dhe indinjatë!

Ymeri tregon se çfarë i tha Mogherinit: Imponimi sjell krizë, shqetësim dhe indinjatë!

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, për takimin që me krerët e partive tjera e ka zhvilluar me përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, ka potencuar se nuk e ndryshon qëndrimin për sa i përket çështjes së demarkacionit me Malin e Zi.

“Në takimin e sotëm me znj. Mogherini, biseduam për zhvillimet politike në Kosovë e rajon.
Është edhe e padrejtë e edhe gabim që në raport me shqiptarët e veçanërisht me Kosovën të aplikohen kritere e kërkesa të cilat e kushtëzojnë pabarazinë mes popujve dhe nuk bazohen në parimin e reciprocitetit të marrëdhënieve e respektimin e ndërsjellë të sovranitetit mes vendeve.

Nuk ka as dobi e as drejtësi nga një dialog me Serbinë që nuk bazohet as në parime të marrëdhënieve mes dy shteteve e as në parimin universal për lirinë e popujve.


Kosova duhet t’i ketë kufijtë e vet të shenjuar. Por kjo duhet bërë sipas së drejtës publike ndërkombëtare dhe sipas parimit të paprekshmërisë së integritetit territorial të Republikës. Marrëveshja me Malin e Zi i cenon të dyja. Nuk bën të humbim territor. Duhet të insistojmë për trajtim të barabartë e dinjitoz.

Imponimi sjellë krizë, shqetësim dhe indinjatë. Populli i Kosovës kërkon paqe, zhvillim e punë. Jo nënshtrim. Jo cenim territori. Jo mohim sovraniteti. Jo përdhosje dinjiteti. Këto ia sqarova edhe znj. Mogherini” (sic.), ka shkruar Ymeri në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Politikë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Kalo në kategori