LAJMI I FUNDIT:

Ymeri: Thaçi i ka punët mirë me Serbinë se ajo e bëri president

Ymeri: Thaçi i ka punët mirë me Serbinë se ajo e bëri president

Kreu i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, i është rikthyer kritikave ndaj kreut të shtetit Hashim Thaçi.

“I ashtuquajturi President, Hashim Thaçi, paska deklaruar se marrëdhëniet me Serbinë i kemi më të mira se ç’prezantohen në publik. Kur flet në shumës, me gjasë Hashim Thaçi e ka fjalën për klanin ‘Pronto’, sepse populli i Kosovës marrëdhëniet me Serbinë i ka më të këqija sesa ato duket në publik”, ka thënë Ymeri.

Sipas tij, Serbia po e bllokon Kosovën në organizmat ndërkombëtarë, po e lufton Kosovën së brendshmi përmes projekteve si “Zajednica” dhe projekteve kolonizuese si “Lugina e Diellit”, derisa sipas tij, ajo përmes “Listës Srpska” po e bllokon formimin e ushtrisë së Kosovës.


“Por, Thaçi vërtet i ka punët mirë me Serbinë. Për shkak të dëgjueshmërisë së tij ndaj Serbisë, përmes deputetëve të Listës ‘Srpska’ ai u bë president. Për të mos qenë kurrë i tillë”.