LAJMI I FUNDIT:

Ymeri: Nuk ka ndryshim të qëndrimeve

Ymeri: Nuk ka ndryshim të qëndrimeve

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Visar Ymeri, ka theksuar se nuk ka parë ndonjë vullnet që të reflektohet mbi problemet që kanë ndodhur kohëve të fundit në këtë lëvizje.

Ish-kryetari i VV-së, para mediave ka thënë se Lëvizja është në një fazë të rëndësishme, dhe sipas tij, në këtë fazë secili duhet të heq dorë nga vetja për të mirën e organizatës.

“Sot e patëm një mbledhje në të cilën diskutuam për zhvillimet e fundit. Nuk është se ka pas ndonjë përparim edhe pse ka mbetur që formalisht të vazhdoj përsëri mbledhja”, tha ai.


Sipas Ymerit, ato probleme që janë ngrit në publik qëndrojnë, por ka edhe nga ato probleme të cilat, sipas tij, publiku nuk i ka dëgjuar.

“Nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Deri tash nuk pashë ndonjë lëvizje nga problemi, pa pasur një dakordim se çfarë e ka nxitur problemin dhe se si duhet të ecet përpara. Ditëve në vijim do të diskutojmë për zgjidhjen e problemeve”, ka theksuar Ymeri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori