LAJMI I FUNDIT:

Ylli më i madh në Japoni është ‘hologrami’

Ylli më i madh në Japoni është ‘hologrami’

Ajo është e ëmbël, ka stil dhe shumë hite, në Japoni është njëra prej pop yjeve më të famshme. Ajo është ‘hologram’.

Hatsuna Miku shpejtë pushtoi skenën muzikore të Japonisë, ndërsa biletat për koncertet e saj shiten “si hallvë”. Ka edhe shumë adhurues. Si të mos jenë, kur performancat e saj duken si ndonjë projeksion i filmave fantastiko-shkencor.

Miku është avatari digjital, ndërsa është krijuar nga firma teknologjike japoneze “Crypton Future Media”. Adhuruesit e Mikus, e cila është e gjatë 157 cm dhe është 16 vjeçare, mund ta programojnë prej shtëpisë që ta këndojë këngën që ata dëshirojnë.

Zëri i saj është krijuar nga tingujt e aktores Saki Fujite. Secili tingull paraqet një shkronjë në gjuhën japoneze të cilat më pas bashkohen dhe krijojnë kështu fjalë dhe fraza. Ka fan klubin e saj, profil në Facebook dhe shtëpinë e saj diskografike.


Koncertet e para “live” i organizoi më 2009, ndërsa më pas ishte edhe në një turne në Singapor. Kjo është hera e parë që një ‘hologram’ përdoret në skenë, të lëvizë dhe pozon si yjet e vërteta të muzikës. /Telegrafi/