LAJMI I FUNDIT:

Ylli i filmave për të rritur në finalen e ‘Miss Mafia’

Ylli i filmave për të rritur në finalen e ‘Miss Mafia’

Ndër finalistet e garës së bukurisë ‘Miss Mafia’ gjendet edhe Aletta Ocean, aktorja hungareze e filmave pornografik.

Në garën për Miss Mafia kanë të drejtë të konkurrojnë të gjitha ato vajza që kanë një të kaluar kriminale ose që kanë qenë të dënuara me burg, ndërsa Aletta ka qenë e dënuar për shkak të sjelljes së pahijshme në publik (nuk bëhet fjalë këtu për këndim të zhurmshëm).

“E di se nuk do të dukesha e mirë në ndonjë garë tjetër bukurie, por kjo garë është ideale për mua”, ka thënë ajo.

Finaliste tjetër është Alexa Diamond, eksperte për marrëdhënie me publikun dhe bashkëpunëtore e ngushtë e një shefi mafioz, e cila momentalisht është e dënuar me kusht.


Beata Kalman thotë se ndjehet e lumtur që është plasuar në finale, por shtoi se kurorëzimi i më të bukurës do të ishte edhe më mirë.

Clara Daak ka vuajtur dënimin për shkak të mashtrimit në pasuritë e patundshme, ndërsa paqja në botë dhe ndihma e fëmijëve të varfër nuk janë prioritet për të edhe nëse fiton garën e më të bukurës.

Finalja do të mbahet në Budapest, ndërsa fituesja do të shpërblehet me një banesë dhe një automobil luksoz, si dhe do ta ketë rastin të futet në garë për Miss Uniferse Mafia, e cila pritet të mbahet në Kaponi, nën organizimin e jakuzas japoneze. /Telegrafi/