LAJMI I FUNDIT:

Ylli i “America’s Got Talent” Jay Jay Phillips vdes në moshën 30-vjeçare, pas betejës me COVID-19

Ylli i “America’s Got Talent” Jay Jay Phillips vdes në moshën 30-vjeçare, pas betejës me COVID-19

Ylli i “America’s Got Talent”, Jay Jay Phillips, ka vdekur pas një beteje me COVID-19 , sipas një raporti nga TMZ të  premten. Ai ishte 30 vjeç.

Trupi i Phillips thuhet se u gjet nga nëna dhe e dashura e tij në Ditën e Falënderimeve, të  cilët kishin shkuar në shtëpinë e tij për ta kontrolluar.

Një i afërm i Jay Jay tha për median se rokeri ishte i pavaksinuar, por mendonte të vaksinohej kur u sëmurë me virusin.


Foto: Getty

Një ditë para Ditës së Falënderimeve, u tha se gjendja shëndetësore e Jay Jay po përkeqësohej dhe pavarësisht se u kërkua nga të afërmit e tij që të shkonte në spital, ai qëndroi në shtëpi për të pushuar, shkruan DailyMail.

Ai thuhet se u kishte thënë familjarëve në bisedën e tij të fundit me ta se kishte nevojë vetëm për më shumë pushim.

Babai i tij, me të cilin Jay Jay jetonte në atë kohë, aktualisht është i shtruar në spital dhe në një ventilator, raporton TMZ.

Foto: Getty Images

Phillips, i cili njihet më shumë nga stili të flokëve prej një ylli të rock-ut, së pari fitoi famë duke performuar në tastierën e tij në sezonin e katërt të “America’s Got Talent”.

Ai u eliminua në raundin e audicionit atë sezon, por e ktheu shfaqjen në sezonin 12 duke arritur në raundin e Judge Cuts.

Foto: NBC

Jay Jay lindi në Cleveland, Ohio dhe kishte qenë i përkushtuar ndaj muzikës për pjesën më të madhe të jetës së tij, duke performuar në garat e grupeve rock me grupin e tij “Hysteria” që kur ishte në shkollë të mesme.

Sezoni i 16-të i AGT përfundoi në shtator, çmimin kryesor e fitoi magjistari, Dustin Tavella, i ndjekur nga akrobati Aidan Bryant në vendin e dytë dhe komediani Josh Blue në të tretin. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Magazina

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Magazina
Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Magazina
Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

Magazina
Rita Ora duket e freskët dhe tërheqëse në një fustan të kaltër, ndërsa promovon markën e saj të re të flokëve në Australi

Rita Ora duket e freskët dhe tërheqëse në një fustan të kaltër, ndërsa promovon markën e saj të re të flokëve në Australi

Magazina
Kalo në kategori