LAJMI I FUNDIT:

Yjet e Serie A që mund të largohen në verë shkaku i ofertave të mëdha

Yjet e Serie A që mund të largohen në verë shkaku i ofertave të mëdha

Klubet e mëdha janë gati të shkëpusin nga Serie A gjatë verës disa nga yjet kryesore, ku për ta do të ketë oferta të mëdha, ndoshta edhe të pa rezistueshme.

Serie A pritet të luajë një rol të rëndësishëm në afatin kalimtar të verës, me një numër të madh lojtarësh kryesorë që do të donin të tregonin veten në kampionate më të forta.

Në krye të kësaj liste janë Lautaro Martinez i Interit, Victor Osimhen i Napolit dhe Rafael Leao i Milanit.


Kylian Mbappe do të largohet nga Paris Saint-Germain, të cilët po kërkojnë zëvendësues të mundshëm jashtë vendit , duke përfshirë edhe Italinë.

Të tre lojtarët e lartcekur janë nën llupën e PSG-së, por edhe klubet e Ligës Premier gjithashtu janë të interesuar të shtojnë në skuadrat e tyre këta yje të Serie A, ku madje janë gati të ofrojë kontrata shumë fitimprurëse.

Eksperti i transferimeve, Matteo Moretto, në një intervistë për Caught Offside, ka thënë se përveç emrave të lartë cekur që janë sulmues, interesim të madh ka edhe për Theo Hernandezin e Milanit dhe Nicolo Barellan e Interit.

Bayern Munich po vëzhgon nga afër Hernandez, dhe duan të bëjnë një lëvizje këtë verë.

Sa i përket Barellas, shumë klube të Ligës Premier po ndjekin yllin e Interit që përpara afatit kalimtar të verës, por për momentin mesfushori italian dëshiron të qëndrojë me Nerazzurrët, me të cilët po kalon një periudhë të shkëlqyer. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sa para fitojnë gjyqtarët e futbollit në Superligën e Kosovës, ata të rajonit dhe sa në ligat kryesore evropiane

Sa para fitojnë gjyqtarët e futbollit në Superligën e Kosovës, ata të rajonit dhe sa në ligat kryesore evropiane

Superliga
Edhe Messi tallet me Raphinhan pas turpërimit që Argjentinas ia bëri Brazilit

Edhe Messi tallet me Raphinhan pas turpërimit që Argjentinas ia bëri Brazilit

Përfaqësueset
Tre numrat që janë në dispozicion për Alexander-Arnold te Real Madridi

Tre numrat që janë në dispozicion për Alexander-Arnold te Real Madridi

La Liga
Carlo Ancelotti hyn në bisedime për t'u larguar nga Real Madrid për një rol të ri

Carlo Ancelotti hyn në bisedime për t'u larguar nga Real Madrid për një rol të ri

La Liga
Ylli i ri i ri i Spanjës i përgjigjet

Ylli i ri i ri i Spanjës i përgjigjet "akuzave" të çuditshme nga fansat shkaku i syve të tij: Nuk marr drogë, kështu kam lindur

Premier League
Zbulohen detajet e kontratës mes Gasperinit dhe Romës - por trajneri ka një kusht

Zbulohen detajet e kontratës mes Gasperinit dhe Romës - por trajneri ka një kusht

Serie A
Kalo në kategori