LAJMI I FUNDIT:

Yagcilar: Modernizimi i administratës publike synon forcimin e përgjegjësisë, efektivitetit dhe efikasitetit

Yagcilar: Modernizimi i administratës publike synon forcimin e përgjegjësisë, efektivitetit dhe efikasitetit

Ministria e Administratës Publike (MAP) ka vazhduar me debatet nëpër rajonet e Kosovës për të informuar dhe konsultuar publikun me pakon ligjore të reformës së administratës publike që përfshinë tre projektligje: projektligjin për administratën shtetërore, projektligjin zyrtarët publik si dhe projektligjin për pagat. Debati për rajonin e Gjilanit u organizua në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit, ndërsa pjesëmarrës ishin qytetar, përfaqësues të komunave të rajonit, përfaqësues të shoqërisë civile si dhe mediat.

Kështu thuhet në njoftimin për media të MAP-it.

Në fjalën e tij ministri Yagcilar ka theksuar se pakoja ligjore e reformës së administratës publike është tejet e rëndësishme të përkrahet dhe të aprovohet këtë vit sepse adreson probleme qenësore të funksionimit të mirëfilltë dhe demokratik të institucioneve publike.


Ai sqaroi se në situatën aktuale administrata publike përballet me disa probleme të rëndësishme që pengojnë funksionimin efektiv, efikas dhe profesional të sajë, duke veçuar numrin e madh të agjencive të pavarura dhe ekzekutive, shkelja e parimit paga e njëjtë për punë të njëjtë si dhe probleme në procesin e rekrutimit dhe performancën në shërbimin civil. Ministri Yagcilar deklaroj se qëllimi kryesor i pakos ligjore të reformës së administratës publike është trajtimi i barabartë, të drejtë, transparent dhe të përgjegjshëm të administratës publike, duke krijuar mundësi shërbimeve të drejta, përballueshme dhe efektive.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, tha se duhet të përkrahet pakoja ligjore e reformës së administratës publike, e cila ka një rol të veçantë në rregullimin e sistemit shtetëror, adresimin e problemeve aktuale dhe qartësimin e funksionimit të tërë administratës publike, në mënyrë që administrata të veproj në favor të qytetarëve.

Drejtori i Departamentit Ligjor në MAP, Naser Shamolli shpalosi përmbajtjen e drafteve aktuale të projektligjeve, duke nënvizuar rëndësinë që këto tre projektligje kanë për të vendosur rregull dhe rend në administratën publike të Republikës së Kosovës dhe për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve dhe biznesit.

Në fund të debatit Ministri Yagcilar tha se MAP falënderon Hazirin për bashkëpunimin dhe përkrahjen e procesi si dhe informoj të pranishmit se MAP ka publikuar në platformën e konsultimeve publike draftet aktuale të projektligjeve që mund të gjenden KËTU. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori