Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bajrush Xhemaili ka thënë se kryeministri Avdullah Hoti po mburret me projektet e PDK-së.
Ky reagim i Xhemailit vjen pasi që gjatë ditës së sotme, kryeministri Hoti ka marrë pjesë në përurimin e një shkolle në Lipjan, transmeton Telegrafi.
“Kryeministri Avdullah Hoti ka zgjedhur pikërisht ditën e rifillimit të mësimit nëpër shkolla për t’u mburrur me projektet e PDK-së. Në përurimin e shkollës fillore ‘Haradin Bajrami’ në Magurë të Lipjanit, Hoti paska thënë se “ai kishte qenë iniciator i ndërtimit të kësaj shkolle”. Por, e vërteta është tërësisht ndryshe”, ka shkruar ai në Facebook.
Xhemaili ka thënë se gurëthemeli i shkollës në Lipjan është vënë nga ish ministri i PDK-së.
“Gurëthemelin e kësaj shkolle me 11 nëntor të vitit 2016 e kishte vënë ish ministri i arsimit nga radhët e PDK-së, Arsim Bajrami. Ishte pikërisht iniciativë dhe premtim i PDK-së, se kjo shkollë do të jetë moderne dhe do të ofrojë kushte të mira për mësimdhënie dhe mësim nxënie, çfarë i ka sot. PDK-në e gëzon fakti që ky projekt, të cilin e ka nisur dhe është angazhuar shumë për të, tashmë ka përfundur dhe në këtë fillim të ri shkollor, nxënësit e mësimdhënësit do të kenë kushte më të mira për zhvillimin e mësimit”.
Më tej ai ka thënë se “PDK e kupton edhe mashtrimin e kryeministrit dhe tentimin e tij për përvetësimin e projekteve të tilla, sepse gjatë 100 ditëve të qeverisjes së tij, ai nuk ka as një projekt me të cilin mund të mburret, përveç një numri të madh dështimesh dhe zhgënjimesh”.
Ndryshe, kryeministri Avdullah Hoti gjatë ceremonisë së përurimit të shkollës në Lipjan, ka thënë se kanë punuar shumë që të krijojnë kushtet e nevojshme për nxënës.
“Unë shfrytëzoj rastin që në ditën e parë të mësimit të vitit të ri shkollor që t’iu kërkoj të gjithë nxënësve arsimtarëve, prindërve kujdes maksimal. Kemi punuar shumë gjatë këtyre javëve bashkë me ministrin e Arsimit, Shëndetësisë që të krijojmë kushtet e nevojshme në mënyrë që të krijojmë kushte që nxënësit të mos mbesin prapa. Mësimi nuk merret askund sikur në bankat shkollore, por po ashtu jemi të rrezikuar me këtë situatë që po përballemi dhe bashkë mund t’ia dalim kësaj situate. Besoj që kjo shkollë më shumë se çdo tjetër me 3 mijë e diçka metra me kabinetet i plotëson kushtet”, kishte thënë Hoti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGripi po e kalon pragun epidemik, IKSHPK apel qytetarëve që të vaksinohen
Mickoski takon familjen Rusi në SHBA: Ata janë shembull i shqiptarëve të suksesshëm nga Maqedonia
"Programi i kuponëve" MASHTI fton për aplikim familjet që janë përfituese të Skemës së Asistencës Sociale
Prokuroria Speciale po heton 1 mijë e 600 kontrata njëburimore
Krasniqi: E kaluara e lavdishme e prindërve, burim frymëzimi e angazhimi për një Kosovë ma mirë
Ura e Badocit u lëshua për qarkullim pa përfunduar testimi final, intervistohet një person
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar