LAJMI I FUNDIT:

​Hoti në ditën e parë të mësimit kërkon kujdes maksimal nga nxënësit e mësimdhënësit

​Hoti në ditën e parë të mësimit kërkon kujdes maksimal nga nxënësit e mësimdhënësit

Pas gjashtë muajve mbyllje me detyrim për shkak të përhapjes së pandemisë COVID-19, sot ka nisur viti shkollor në disa nivele.

Po ashtu, sot në fshatin Magur të Lipjanit është përuruar shkolla fillore e mesme e ulët “Haradin Bajrami”.


Në këtë ceremoni i pranishëm ishte edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj.

Kreu i ekzekutivit, nga nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit kërkoi kujdes maksimal.

Ai tha se mësimi në banka është i pazëvendësueshëm, prandaj apeloi për respektim të masave anti-COVID-19.

“Unë shfrytëzoj rastin që në ditën e parë të mësimit të vitit të ri shkollor që t’iu kërkoj të gjithë nxënësve arsimtarëve, prindërve kujdes maksimal. Kemi punuar shumë gjatë këtyre javëve bashkë me ministrin e Arsimit, Shëndetësisë që të krijojmë kushtet e nevojshme në mënyrë që të krijojmë kushte që nxënësit të mos mbesin prapa. Mësimi nuk merret askund sikur në bankat shkollore, por po ashtu jemi të rrezikuar me këtë situatë që po përballemi dhe bashkë mund t’ia dalim kësaj situate. Besoj që kjo shkollë më shumë se çdo tjetër me 3 mijë e diçka metra me kabinetet i plotëson kushtet”, tha Hoti.

Kurse, kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti tha se tashmë Magura po kompletet ndonëse dikur ishte harruar.

Ahmeti tha se ky objekt i ri shkollor ofron mundësi të mira për mësim-nxënie dhe mësimdhënie.

“Është një objekt modern i kompletuar me gjithë infrastrukturën e nevojshme që në raport me një objekt që deri tash e kemi pasur vërtetë jep mundësi të mira që nxënësit tanë të jenë më komod dhe të kenë një shkallë më të lartë të mësim nxënies dhe normalisht mundëson punë shumë më të mirë edhe të personelit arsimor. Magura ndonëse ishte harruar po kompletohet viteve të fundit”, u shpreh Ahmeti.

Ndërsa, drejtori i shkollës fillore “Haradin Bajrami”, Shaip Fazliu tha se nevoja për një ambient të ri shkollor në Magurë ka qenë nevojë dhe ëndërr e kamotshme e cila po jetësohet sot.

“Nevoja për të pasur një ambient të ri shkollor në Magurë ka qenë shumë më herët por fal angazhimit të kryetari të komunës, Imri Ahmeti dhe ministri të Arsimit dhe donatorëve ëndrra e kamotshme u bë realitet dhe shkolla u ndërtua. Sot po fillojmë një epokë të re po bëjmë përurimin e këtij objekti të ri modern me kushte bashkëkohore për zhvillimin e procesit edukativo-arsimor”, tha ai.

Fillimi i këtij viti shkollor u bë në dy faza. Klasat 1, 2, 3, 6 dhe 10 kanë nisur sot mësimin, kurse klasat e katërta dhe pesta u është lënë drejtorive komunale të arsimit të vendosin se në çfarë metode do e vazhdojnë mësimin. E faza e dytë e mësimit do të nis më 21 shtator përkatësisht nxënit e klasave 7, 8, 9, 11 dhe 12.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se tashmë ka ndarë mbi gjysmë milionë maska. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Lajme
Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Kalo në kategori