LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi për vizitë zyrtare në Slloveni

Xhaferi për vizitë zyrtare në Slloveni

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi prej nesër e deri më 12 shkurt të këtij viti do të jetë për vizitë zyrtare në Republikën e Sllovenisë.

Në përbërjen e Delegacionit të kryesuar nga Xhaferi, do të jenë edhe anëtarët e grupit të deputetëve për bashkëpunim me Kuvendin e Republikës së Sllovenisë, nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe anëtare e grupit për bashkëpunim, Frosina Remenski, kryetari i grupit për bashkëpunim me Kuvendit e Republikës së Sllovenisë, Nada Cilusheva dhe Shpresa Hadri anëtare e grupit për bashkëpunim, përcjell Telegrafi Maqeoni.

Në kuadër të vizitës së punës, Xhaferi do të takohet me kreun e Kuvendit të Republikës së Sllovenisë, Dejan Zhidan, me kryetarin e Republikës së Sllovenisë dhe kryetarin e Qeverisë së Republikës së Sllovenisë.


Xhaferi do të takohet me anëtarët e Komitetit për politikë të jashtme, Komitetin për punë të BE-së, Komitetin për mbrojtje, Grupin e miqësisë me Republikën e Maqedonisë dhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Sllovenisë./Telegrafi/