LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi: Nevojiten 61 nënshkrime të deputetëve që të shpërndahet Kuvendi

Kryetari Kuvendit, Talat Xhaferi sot në takim me gazetarët ka folur për ndryshimin e tabelave, qeverinë teknike dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në lidhje me vendosjen e tabelave në dy gjuhësi në ndërtesën e Kuvendit, Xhaferi tha se do të respektohet afatin prej gjashtë muajsh, por do të pres që kjo të zbatohet edhe me ndryshimin e emrit të vendit, që të mos bëhen dyfish shpenzime.

Në lidhje me zgjedhjet e parakohshme parlamentare, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi tha se pret marrëveshje në mes partive që ta vendos në rend të ditës iniciativën për shpërndarjen e Kuvendit dhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilën e ka parashtruar partia opozitare OBRM-PDUKM.


“Duhet të ketë 61 nënshkrime që të shpërndahet Kuvendi, dhe duhet të sigurohen 100 ditë të qeverisë teknike para zgjedhjeve”, tha Xhaferi.

Ai personalisht mendon se nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Në lidhje me zgjedhjet presidenciale, ai tha se ngel në fuqi data e dakorduar për mbajtjen e zgjedhjeve. Më tetë shkurt do të shpallem, me 21 prill do të mbahet rrethi i parë dhe me 5 maj rrethi i dytë zgjedhor.

Ai gjithashtu tha se nëse nuk ka censuz për zgjedhjen e presidentit të vendit, atëherë ai është i gatshëm që ta marrë këtë  rol përsipër./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori