LAJMI I FUNDIT:

WSJ publikon dokumentin e negociatave për paqe – këto ishin kushtet e ukrainasve dhe rusëve në vitin 2022

WSJ publikon dokumentin e negociatave për paqe – këto ishin kushtet e ukrainasve dhe rusëve në vitin 2022

Vladimir Putin ka lënë të kuptohet në javët e fundit se është i hapur për negociatat e paqes me Ukrainën, por me disa kushte. Një dokument i muajit prill të vitit 2022, i hartuar nga negociatorët rusë dhe ukrainas, tregon se çfarë kishte në mendje presidenti i Rusisë. Negociatat dështuan.

Zyrtarët dhe analistët perëndimorë besojnë se pas dy vitesh luftime, Kremlini po qëndron ende pas qëllimeve fillestare – dëshiron ta kthejë Ukrainën në një shtet të pafuqishëm përballë fuqisë ushtarake ruse. Kushtet që Rusia po kërkon tani ka të ngjarë të jenë edhe më të rënda se para dy vjetëve, shkruan Wall Street Journal (WSJ).

Megjithëse u publikuan “skicat e përafërta” të negociatave të pasuksesshme të paqes, i gjithë dokumenti prej 17 faqesh nuk u publikua. WSJ shkruan se negociatorët nga të dyja palët kërkuan t’i jepnin fund konfliktit duke e kthyer Ukrainën në një “shtet të përhershëm neutral që nuk merr pjesë në aleancat ushtarake”.


Sipas dokumentit, Ukraina nuk duhet të reformojë ushtrinë me ndihmën e Perëndimit dhe Krimea do të ishte de fakto nën kontrollin e Rusisë. Sot, Kievi insiston në tërheqjen e trupave ruse nga territori i Ukrainës përpara fillimit të çdo negociate. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky beson se çdo armëpushim në fakt do t’i lejonte Rusisë të riarmatoste, të rindërtonte forcat e saja dhe të nisë sulme të reja.

Megjithatë, në vitin 2022, qëndrimet e të dyja palëve ishin të ndryshme. Dokumenti tregon se negociatorët rusë dhe ukrainas kanë shqyrtuar lëshime të ndryshme në javët e para të luftës. Në projekt-marrëveshje thuhet se Ukraina, megjithëse i lejohet të aspirojë anëtarësimin në Bashkimin Evropian, nuk duhet t’i bashkohet aleancave ushtarake si NATO.

Në territorin e saj nuk duhet të ketë armë të huaja dhe forcat ushtarake të vendit do të reduktohen në minimum. Gjatë negociatave, Rusia u përpoq të kufizonte të gjithë faktorët e mbrojtjes së Kievit, nga numri i ushtarëve dhe tankeve deri në rrezen maksimale të raketave ukrainase.

Drafti parashikon ndalimin e armëve të huaja, përfshirë armët raketore të çdo lloji. Moska dëshironte të kufizonte forcat e armatosura të Ukrainës në 85 mijë ushtarë dhe 342 tanke. Negociatorët ukrainas kërkonin 250 mijë ushtarë, 800 tanke dhe 1900 artileri. Nga ana tjetër, Rusia dëshironte që rrezet e raketave ukrainase të kufizoheshin në 40 kilometra.

Gadishulli i Krimesë, tashmë i pushtuar nga Rusia, sipas dokumentit, do të mbetej nën ndikimin e Moskës dhe nuk do të konsiderohej neutral. Moska gjithashtu kërkoi që gjuha ruse të funksionojë në baza të barabarta me gjuhën ukrainase në qeveri dhe gjykata, por Kievi nuk e nënshkroi atë klauzolë. Dokumenti nuk diskutonte të ardhmen e pjesëve të Ukrainës lindore që Rusia pushtoi në vitin 2014. Kjo u la për negociata të mëtejshme.

Projektmarrëveshja e paqes duhej të garantohej nga fuqitë e huaja; i cili përfshinte SHBA-në, Mbretërinë e Bashkuar, Kinën, Francën dhe Rusinë. Në rast të shkeljes së marrëveshjes, këto vende kishin për detyrë të mbronin neutralitetin e Ukrainës. Nga ana tjetër, garantuesve iu kërkua, gjatë kohës që traktati ishte në fuqi, të përfundonin traktatet dhe marrëveshjet ndërkombëtare të papajtueshme me neutralitetin e përhershëm të Ukrainës.

Garancitë ndërkombëtare të sigurisë nuk zbatoheshin për Krimenë dhe Sevastopolin. Pasi dështoi sulmi fillestar për të marrë kontrollin e Kievit, dokumenti propozoi Planin B të Rusisë – përfundimin e mbështetjes perëndimore për Ukrainën.

Gjatë negociatave në muajin prill të viti 2022, pati shumë çështje të pazgjidhura, si ajo që ndodh në rast të një sulmi ndaj Ukrainës. Rusia donte që të gjitha shtetet garantuese të bien dakord në një përgjigje, që do të thotë se nuk do të kishte asnjë reagim të vërtetë nëse agresori do të jetë Rusia. Negociatorët ukrainas donin që hapësira ajrore të mbyllej në rast sulmi, por Rusia nuk e miratoi atë klauzolë. Negociatat u ndërprenë në qershor të vitit 2022. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NASA publikon atë që po vlerësohet si

NASA publikon atë që po vlerësohet si "pamja më e qartë e Marsit ndonjëherë"

Botë
Ukraina godet 'qendrën ruse të naftës' ndërsa Zelensky thotë se lufta po hyn në 'fazë vendimtare'

Ukraina godet 'qendrën ruse të naftës' ndërsa Zelensky thotë se lufta po hyn në 'fazë vendimtare'

Botë
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Zbulohet shuma rekord e ndihmës ushtarake të SHBA-së për Izraelin që nga fillimi i luftës në Gaza

Zbulohet shuma rekord e ndihmës ushtarake të SHBA-së për Izraelin që nga fillimi i luftës në Gaza

Botë
Lituania thotë se ka kapur furnizime ushtarake që ishin nisur për në Rusi dhe i ka dërguar në Ukrainë

Lituania thotë se ka kapur furnizime ushtarake që ishin nisur për në Rusi dhe i ka dërguar në Ukrainë

Botë

"Viti i vuajtjeve": Rrëfimi i palestinezëve të rraskapitur, një vit pas fillimit të luftës së Izraelit në Gaza

Botë
Kalo në kategori