LAJMI I FUNDIT:

VV do të ketë mbi 2,500 komisionerë dhe 6 mijë vëzhgues ditën e zgjedhjeve

VV do të ketë mbi 2,500 komisionerë dhe 6 mijë vëzhgues ditën e zgjedhjeve

Më 14 shkurt do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë. Në këtë ditë Vetëvendosje do të ketë 2 mijë e 500 komisionerë dhe 6 mijë vëzhgues në çdo vend ku votohet dhe ku numërohen votat.

Nëpërmjet një postimi në faqen e tyre në “Facebook”, Lëvizja Vetëvendosje ka shkruar se vëzhguesit e huaj, mediat por edhe gjithë qytetarët janë të gatshëm për të ndihmuar që të mos vidhet asnjë votë.

Ndër tjerash thuhet edhe se Vetëvendosje është subjekti që ka vendosur standardin e mbrojtjes aktive të votës përballë çdo manipuluesi.


Aktivistët më të përgatitur në të gjitha aspektet do të jenë në ditën e zgjedhjeve të ngarkuar me mbrojtjen e votës.

“Një trupë e mirorganizuar dhe e trajnuar, me 2500 komisionerë dhe me 6000 vëzhgues, do të jenë në çdo vend ku votohen e numërohen votat. Edhe vëzhguesit e huaj, mediat, por edhe gjithë qytetarët, kësaj radhe do të jenë të gatshëm për të ndihmuar që asnjë votë të mos vidhet. Lëvizja VETËVENDOSJE! është subjekti që ka vendosur standardin e mbrojtjes aktive të votës përballë çdo manipuluesi”, thuhet në shkrimin e VV.

Tutje potencohet se asgjë nuk i është lënë rastësisë dhe se 14 shkurti do të jetë një ditë e madhe e një fitoreje të jashtëzakonshme.

“Lëvizja gjithnjë ka qenë në mbrojtje të votës së lirë, pa patur parasysh se për cilin subjekt ka qenë ajo votë. E tash kur ndryshimi pritet të jetë kaq i madh, edhe më të sigurta e të garantuara do të jenë votat e të gjithë qytetarëve. Asgjë nuk i është lënë rastësisë, sepse do të jetë një ditë e madhe e një fitoreje të jashtëzakonshme”, thuhet në njoftimin e LVV-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Siguri
Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Politikë
Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Lajme
Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Lajme
Ishte dënuar për “shtëpi bari”, si i shpëtoi ekstradimit “lordi” shqiptar i drogës në Angli

Ishte dënuar për “shtëpi bari”, si i shpëtoi ekstradimit “lordi” shqiptar i drogës në Angli

Kalo në kategori