LAJMI I FUNDIT:

VV: Kushtetuesja para tri viteve vendosi të institucionalizohet kriza

VV: Kushtetuesja para tri viteve vendosi të institucionalizohet kriza

Lëvizja Vetëvendosje ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, të lëshuar tri vite më parë, duke e quajtur skandaloz dhe i cili po vazhdon të lërë pasoja tragjike për Kosovën.

Sipas VV-së, aktgjykimi KO119/14 vendosi që në Kosovë të institucionalizohet kriza.

“Kushtetuta shkruan se e drejta për propozim të Kryetarit të Kuvendit i takon ”grupit më të madh parlamentar” dhe kjo në të gjitha vendet me demokraci parlamentare interpretohet si e drejtë e atij grupi që ka me vete shumicën e mjaftueshme për ta zgjedhur Kryetarin. Pra nëse nuk e ka njëri grup, kalohet te grupi tjetër për të parë se a e ka atë shumicë. Mirëpo Gjykata Kushtetuese vendosi ta lexojë Kushtetutën në mënyrë perverse, duke u shprehur se kjo e drejtë i takon vetëm subjektit më të madh të regjistruar në KQZ. Pra, jo më Kuvendi e Grupi Parlamentar, por KQZ-ja dhe Subjekti Politik na u bënë kategori kushtetuese dhe faktorë për zgjidhjen e Kryetarit të Kuvendit. Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese u ndërmorr në një periudhë kur vendi ishte fare pranë çlirimit prej kapjes së shtetit nga ana e PDK-së. Dhe siç po shihet, edhe tre vjet më vonë, ky vendim është kryekëput instrument në dorë të PDK-së, e cila për p ushtet është gati edhe ta shkatërrojë shtetin që e ka kapur dhe e ka bllokuar”, thuhet në një postim të Vetëvendosjes.


VV thotë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka qenë një vendim i padrejtë, i marrë prej Gjyqtarësh të anshëm, të cilët madje pikërisht gjatë mbledhjeve për të marrë atë vendim i zhdukën shënimet e mbajtura gjatë hartimit të Kushtetutës, pikërisht sepse në ato shënime shpjegohej saktë e qartë se si e rregullon Kushtetuta këtë çështje.

“Shënimet u gjetën vetëm disa muaj më vonë, gjë që tregon edhe mungesën e mentalitetit shtetformues të kapësve të shtetit dhe të përfaqësuesve të tyre në Gjykatë Kushtetuese. Në qeverinë e Lëvizjes Vetëvendosje gjykatat do të çlirohen nga kapja, dhe aktvendime të tilla që janë të padrejta dhe që e bllokojnë përparimin në Kosovë, nuk do të ketë më”, thuhet në komunikatë.

Në trend Lajme

Më shumë
Inaugurimi i presidentit Trump, Haradinaj takohet me Grenellin në SHBA

Inaugurimi i presidentit Trump, Haradinaj takohet me Grenellin në SHBA

Politikë
Haradinaj i ashpër me Gërvallën: Një banditë ordinere që s’e di çfarë flet

Haradinaj i ashpër me Gërvallën: Një banditë ordinere që s’e di çfarë flet

Lajme
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Lajme
Kaçaniku çohet në këmbë për Bedri Hamzën: Ky është momenti ynë, bashkohuni për Kosovën

Kaçaniku çohet në këmbë për Bedri Hamzën: Ky është momenti ynë, bashkohuni për Kosovën

Politikë
Ramush Haradinaj në SHBA: Angazhim për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe forcimin e partneritetit strategjik

Ramush Haradinaj në SHBA: Angazhim për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe forcimin e partneritetit strategjik

Lajme
Freeride Albania & Freeride Kosovo hapin sezonin e skijimit në Bjeshkët e Nemuna

Freeride Albania & Freeride Kosovo hapin sezonin e skijimit në Bjeshkët e Nemuna

Lajme
Kalo në kategori