LAJMI I FUNDIT:

VV: Komisioni i ankesave lë përshtypje se është nën ndikime partiake

VV: Komisioni i ankesave lë përshtypje se është nën ndikime partiake

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se Komisioni i Ankesave sot ka mbajtur një seancë dëgjimore lidhur me ankesën e dorëzuar kundër vendimit të dëbimit me forcë të aktivistit Boiken Abazi.

Sipas VV-së, ndonëse ky vendim i Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) është ngritur mbi baza fiktive dhe pa dhënë argumente, komisioni nuk po tregon interesimin e domosdoshëm për të bërë  dallimin mes provave materiale dhe shpifjeve.

“Komisioni ende nuk ka vendosur mbi ankesën për rastin e Boiken Abazit, edhe pse tashme me ligj vendimi do duhej te merrej sot. Ky komision lë përshtypje se po punon nën ndikime partiake, duke marrë parasysh që pretendon se barra e të provuarit bije mbi palën ankimuese, e jo mbi MPB, akuzat e se cilës kanë qenë krejtësisht të pambështetura mbi prova dhe dëshmi reale”, thuhet në reagim.


VV, bazuar mbi të gjitha provat materiale dhe dëshmitë e dorëzuara për këtë rast nga avokati i Boiken Abazit, pret që të hidhet poshtë menjëherë vendimi për dëbimin e Boiken Abazi dhe te vendosen para drejtësisë personat që e kanë orkestruar këtë vendim politik dhe antiligjor të Qeverisë Mustafa. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi

Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi

Lajme
Buzhala paralajmëron padi për

Buzhala paralajmëron padi për "gurthyesin": Jam shty me Hashim Thaçin e jo me Xhelal Sveçlën

Lajme
Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Lajme
Tiranë: Vetura mbeti e bllokuar në trafik për shkak të protestës, qytetarja lind fëmijën në automjet

Tiranë: Vetura mbeti e bllokuar në trafik për shkak të protestës, qytetarja lind fëmijën në automjet

Lajme
'Subvencionet 1', dëshmitari: Kam mbajtë 1 vit burg me ju bo mirë hajnave të shtetit

'Subvencionet 1', dëshmitari: Kam mbajtë 1 vit burg me ju bo mirë hajnave të shtetit

Drejtësi
Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Lajme
Kalo në kategori