LAJMI I FUNDIT:

VV: 67 ditë padrejtësi ndaj Astrit Deharit

VV: 67 ditë padrejtësi ndaj Astrit Deharit

Lëvizja Vetëvendosje ka zhvilluar sot një aksion simbolik pranë burgut të Prizrenit,  për të kundërshtuar siç thonë ata mbajtjen padrejtësisht tash e 67 ditë të Astrit Deharit.

“Duke shpalosur parullën “Lironi të burgosurit politik” dhe me brohoritje të ndryshme, aktivistët kërkuan lirimin e Astritit nga burgu, sikurse edhe të Atdheut e Egzonit që vuajnë padrejtësisht burgun në Lipjan e Pejë. Liri u kërkua edhe për Adean, Frashërin e Petritin, që po ashtu padrejtësisht mbahen në arrest shtëpiak.

Në fjalën e tij, anëtari i Kryesisë, Xhelal Sveçla, tha se pushteti kriminal i klanit “Pronto” me montime e pa asnjë provë të vetme po i privon nga liria gjashtë aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! vetëm pse janë aktivistë të saj, e rrjedhimisht kundërshtarë të këtij regjimi që dita ditës po bëhet regjim autoritar”, thuhet në njoftimin e VV-së.


“Këtu, para meje ndodhet Astrit Dehari, një aktivist shembullor nga një familje veprimtarësh , një student i shkëlqyer në Fakultetin Mjekësisë, një shok e familjar i dashur, një shembull për çdo të ri në Kosovë. Pikërisht për këtë, Astriti mbahet në burg sepse djemtë si Astriti nuk i duron një pushtet kriminelësh e një pushtet injorantësh”, theksoi Sveçla.

unnamed-4

Më tej, ai shtoi se aktet e tilla të këtij pushteti nuk e zbehin rezistencën tonë kundër aktivitetit kriminal të këtij klani kriminal, duke thënë se Astrit Dehari nuk mund të qëndrojë aty ku e ka vendin klani “Pronto”, aty ku duhet të jenë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Isa Mustafa e të tjerë. Si dhe, Sveçla potencoi se mbajtja në burg gjashtë aktivistëve është shkelje me dy këmbë mbi drejtësinë.

Kurse, Kryetari i Qendrës së Prizrenit, Artan Abrashi, duke bërë thirrje për lirimin e aktivistit Astrit Dehari, deklaroi se Astriti nuk është vetëm, por se jemi bashkë e do të vazhdojmë të jemi bashkë në përpjekjen për të çliruar shtetin nga kapësit dhe për të ndërtuar një shtet të së drejtës, ku drejtësia nuk është selektive e ku askush nuk është mbi ligjin.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! mbetet e përkushtuar për të vendosur drejtësinë në këtë vend. Pa lirinë e Astritit dhe të tjerëve nuk ka drejtësi, dhe përderisa nuk ka drejtësi, s’mund të ketë as qetësi. Drejtësinë do ta sjellim duke i vënë para përgjegjësisë ata që i kanë kapur institucionet e drejtësisë dhe që qëndrojnë non-stop mbi ligjin. Këta njerëz e kanë vendin në burg, kurse Astriti me shokë në liri. Nuk do t’i ndalim kërkesat tona të drejta pa vendosjen e drejtësisë së mirëfilltë”, thuhet në fund të njoftimit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori