LAJMI I FUNDIT:

Vuçiqi: Shqiptarët katër here në ditë i ndërrojnë propozimet, tërë ditën na akuzojnë, e BE ua mban anën!

Vuçiqi: Shqiptarët katër here në ditë i ndërrojnë propozimet, tërë ditën na akuzojnë, e BE ua mban anën!

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i është drejtuar gazetarëve pas takimit me liderët serbë nga Kosova, ku deklaroi se është e rëndësishme të ruhet qetësia dhe stabiliteti.

“Më duhet të pranojë se kemi pasur biseda të vështira, në të cilat i kemi pranuar të gjitha. Së shpejti do të jem i gatshëm që qytetarëve të Serbisë t’ua tregojë të gjitha”, ka deklaruar Vuçiq, transmeton Telegrafi.

“Katër herë brenda një orë i kanë ndërruar propozimet me të cilat është dashur të pajtohemi. Në gusht kemi arritur marrëveshjet, përfshirë edhe atë lidhur me urën mbi lumin Ibër në Mitrovicë”, ka shtuar ai.


Sipas kryeministrit Vuçiq, Serbia dhe qeveria të cilën ai e drejton gjithmonë ka qenë e gatshme të ruajë qetësinë, jo për faktin që janë të frikësuar porse është i vetmi vendim racional.

“Një muaj më parë kemi arritur marrëveshjen për urën mbi lumin Ibër. Megjithatë, ata kanë shkelur marrëveshjen dhe vendosën ta shembin murin. Ne këtë e pranuam, megjithatë ata po kërkojnë gjithmonë diçka më shumë. Kemi ardhur në një situatë kur do të na detyrojnë të mos pranojmë diçka, në mënyrë që të dukem që ne jemi fajtorët… Ata nuk dëshirojnë të flasin. Rreth Asociacionit të Komunave serbe as që kemi mundur të bisedojmë. Tërë ditën e kalojnë duke thënë se ne po i rrezikojmë, por Policia dhe Ushtria serbe nuk është në Kosovë që nga viti 1999, dhe as sot nuk është atje”, ka shtuar Vuçiq.

I pari i Qeverisë serbe kishte një porosi për popullin serb në Kosovë:

“Ruajeni qetësinë me çdo kusht, jini të dinjitetshëm, dhe me krenari ruani emrin dhe mbiemrin e juaj serb, mos e lëshoni vendin, se ne do të luftojmë për ju”, transmeton Telegrafi.

“Ju lutem që të na ndihmoni që çdo serb në Kosovë të ndihet i sigurt. Ata kanë miratuar një rezolutë që nuk është legjitime, por thjesht një fakt politik. Ja si po na mësojnë Prishtina dhe BE-ja për demokracinë. BE-ja në mënyrë të qartë dhe të hapur është e njëanshme, dhe qëndron në anën e Prishtinës. Ai mur neve na nevojitet si një pengesë e betonit, që të ndalojmë veturat të futen në zonën e këmbësorëve”, ka shtuar Vuçiq.

Ndërkaq kryetari i pjesës veriore të Mitrovicës, Goran Rakiq, ka deklaruar para gazetarëve se serbët janë të frikësuar dhe se ekziston frika dhe brenga për jetën e tyre.

“Lus kryeministrin që të na mbrojë, e di që është e vështirë por jemi në një situatë të palakmueshme”, ka shtuar Rakiq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori