Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas mediave serbe, kanë treguar gatishmëri të angazhohen në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, nëse do të kërkohet ndihma e tyre nga palët në këtë proces. Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nëse nuk arrihet marrëveshja me Kosovën, “Serbinë e presin ditë të vështira, kurse aktualisht ka më shumë mundësi që marrëveshja të mos arrihet”.
“Po e përcjellim rrjedhën e bisedimeve në mes Beogradit dhe Prishtinës, dhe nëse kërkojnë ndihmë, do të jemi në dispozicion. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin dialogun nën patronazhin e BE-së, qëllimi i të cilit është normalizimi i plotë i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës së SHBA në Beograd, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetës “Novosti”, nëse SHBA-të janë të interesuara të angazhohen në procesin e negociatave për Kosovën, përcjell Telegrafi.
Sipas gazetës serbe, amerikanët praktikisht konfirmuan mundësinë që Washingtonin të marrë rol më të madh në negociata. “Sipas njohurive që kemi, ideja është që përfaqësuesi i SHB-së të veprojnë nga pozicioni i këshilltarit dhe jo si një ndërmjetës zyrtar, për të shmangur mundësinë që Serbia të kërkojë përfshirjen e Moskës në dialog.
Gjithashtu, dëshirë për të marrë pjesë drejtpërsëdrejti në marrëveshjen për Kosovën, kanë treguar edhe nga Gjermania, Franca dhe Holanda”, shkruan gazeta.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq dje tha se nuk është reale të vijë deri te një zgjidhje për Kosovën pa Amerikën dhe Rusinë.
“Këto vende duhet të informohen dhe të pajtohen me marrëveshjen eventuale”, tha ai.
Duke komentuar përpjekjet e disa vendeve perëndimore për të marrë pjesë më drejtpërdrejt në dialog, Vuçiq tha se nuk sheh arsye pse të mos përfshihen edhe Kina dhe Rusia.
“Përse do të merrnin pjesë vetëm vendet që njohin pavarësinë e Kosovës” tha ai.
Në pyetjen nëse ekziston e ashtuquajtura “letra amerikane”, respektivisht propozimi i Amerikës për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, Vuçiq nuk ka dhënë përgjigje konkrete.
“Më mirë të mos përgjigjem. Mendoj se të gjithë e dinë se cila është përgjigja e saktë, pavarësisht se kush çfarë thotë. A janë shprehur idetë e ndokujt për Serbinë, në ndonjë mënyrë? Jo, nuk janë”, tha ai.
Sipas presidentit serb, “nëse nuk arrihet marrëveshje, Serbinë e presin kohëra të vështira, kurse aktualisht ka më shumë mundësi që marrëveshja të mos arrihet”.
Vuçiq tha se pret vazhdimin e dialogut apo, siç tha ai, “një lloj të ri të dialogut” për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën deri në fund të qershorit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Koalicioni për Familjen në Vushtrri: Të përkushtuar për iniciativat ligjore dhe shoqërore në interes të qytetarëve
Apeli i Romës vendos sërish: 43 emigrantët në Gjadër të kthehen në Itali
Durmishi: Inspektorati i Tregut të analizojë çmimet e produkteve në gjashtë muajt e fundit, pastaj shohim si do të veprojmë tutje
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
FSK me bazë pranë Liqenit të Batllavës, Veseli: Siguri kundër sabotimeve, sikurse sulmi në Ibër-Lepenc
Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore
Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
Po planifikonin vrasjen e një personi, arrestohen katër të dyshuar në Pejë dhe Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?