Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është zotuar se do të “luftojë” për Kosovën, por ka paralajmëruar se nuk do të ketë zgjidhje fatlume për Serbinë, pasi, sipas tij, fuqitë e mëdha botërore nuk do të pranojnë ndryshim të kufijve.
Ai theksoi se nuk mund të pritet që fuqitë e mëdha dhe vendet kryesore të botës të ndryshojnë pozicionin e tyre për pavarësinë e Kosovës, si dhe për qëndrimin e tyre se nuk do të ketë ndryshim të kufijve.
“Një gjë të tillë e konfirmoi edhe kreu i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell”, tha Vuçiq për TV ‘Prva’, përcjell Telegrafi.
Sa i përket zgjidhjes sipas shembullit të dy Gjermanive, Vuçiq thotë se kur disa i gëzohen kësaj, nuk e kuptojnë se çfarë do të thotë. “Ata thonë Kosova brenda kufijve aktualë, kufijve të pandryshueshëm me Serbinë. Kjo është arsyeja pse unë nuk e kuptova gëzimin e disave”, ka deklaruar presidenti serb.
“Për ne, nuk ka zgjidhje të lumtur për Kosovën. Nuk është detyrë e presidentit të Serbisë të mashtrojë njerëzit. Do të ketë përpjekje për të zgjidhur gjërat gjatë vitit të ardhshëm, por nuk dihet nëse do të zgjidhen”, ka deklaruar Vuçiq.
“Para nesh i kemi gjashtë muaj luftë të vështirë politike për interesat tona kombëtare në Kosovë dhe Metohi dhe për të drejtat e njerëzve tanë atje”, tha Vuçiq.
Ai ka përsëritur se cilado qoftë zgjidhja, Beogradi nuk mund të jetë veçanërisht i kënaqur, dhe ka shtuar se duke i gënjyer ose mashtruar njerëzit nuk mund të arrijnë asgjë.
“Çfarë duhet të bëj (që serbëve nuk u pëlqen të dëgjojnë). T’i gënjej do të fitojmë daljen në Vlorë, dhe se kush e di çfarë do të bëjmë në Elbasan… Se do të dalim ta mirëpresin ekipin kombëtar serb në Kaçanik kur të arrijnë ndonjë sukses diçka…?”, pyeti Vuçiq.
Vuçiq tha se pret nga përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak që ta vizitojë Beogradin dhe Prishtinën, menjëherë pas zgjedhjeve në Serbi, që do të mbahen më 21 qershor.
“Unë pres që Lajçak të vijë në Beograd menjëherë pas zgjedhjeve. Nuk ka zgjidhje të lumtur për ne, çfarëdo qoftë ajo, ne nuk mund të jemi të kënaqur veçanërisht. Nuk mund t’i gënjej njerëzit. Puna e presidentit ose dikujt që merret me politikë nuk është t’i mashtrojë njerëzit”, u shpreh Vuçiq.
Presidenti i Serbisë ka shtuar se pret edhe bisedime me Richard Grenell, të dërguarin e posaçëm të Shtëpisë së Bardhë për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
“Ne do të përpiqemi ta bëjmë (rezultatin e negociatave midis Kosovës dhe Serbisë) zgjidhje më pak të pafavorshme, por ta bëjmë atë të favorshëm është jorealiste,” tha Vuçiq.
Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është ndërprerë në fund të vitit 2018, kur Kosova vendosi taksën 100 për qind.
Në prill të këtij viti, Kosova e pati zëvendësuar taksën me masën e reciprocitetit. Por, Qeveria e re e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti e hoqi reciprocitetin dhe tha se tani pret nga Serbia që të heqë pengesat e tjera, në mënyrë që palët të kthehen në tavolinën e bisedimeve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Shtatorja e Skënderbeut në qendër të Lezhës, autoritetet e konsiderojnë të vonuar
Haradinaj premton ulje 20 për qind të çmimit të energjisë: Do t’i japim fund monopolit të mafisë energjetike
Moti për pesë ditët e ardhshme
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
Fshati Mirakë vetëm me 20 të moshuar: Do na gjejnë fëmijët të vdekur, ikën të gjithë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet