LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq: Do të kemi presione të mëdha lidhur me Kosovën

Vuçiq: Do të kemi presione të mëdha lidhur me Kosovën

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar se pret presione të mëdha për çështjen e Kosovës.

Vuçiq, duke folur në televizionin serb “Pink” ka pranuar se duhet ta thotë një lajm të keq.

“Lajmi i keq është se ne do të jemi të ekspozuar ndaj presioneve gjithnjë më të mëdha për çështjen e Kosovës dhe çështjen e Bosnjë dhe Hercegovinës”, tha Vuçiq, përcjell Telegrafi.


Ai ka thënë se dëshiron të tregojë se sa ka përparuar Serbia në krahasim me të gjithë të tjerët në rajon.

“Kjo është arsyeja pse të gjithë duan të frenojnë Serbinë”, tha ai.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq kanë zhvilluar të hënën (19 korrik) takimin e tyre të dytë në Bruksel, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Ky takim ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje mes palëve, madje me kontradikta shumta mes tyre.

Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur në mars të vitit 2011, fillimisht në nivel teknik. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Siguri
Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Kalo në kategori