Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se “ka shumë ide, vetëm zgjidhjet po mbarojnë”, kur u pyet se a ka ndonjë ide të re për situatën në Kosovë, në takimin me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçakun.
Presidenti serb u takua me Lajçakun një ditë më parë, më 30 gusht.
“Mund të ishim ulur dhjetë orë. Kam frikë se do të ishte e vështirë të gjesh një zgjidhje kur flet me njerëz që nuk kërkojnë zgjidhje, kur flet me njerëz nga Prishtina që kërkojnë arsye për konflikte dhe sulme ndaj popullatës serbe në veri të Kosovës”, tha ai.
Siç transmeton REL, Vuçiq theksoi se këto gjëra “nuk i thotë rastësisht”, sepse tha se dëshira e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, është që t’i “dëbojë” serbët nga atje.
“… Mos ta permendi sa mijëra kilometra jemi larg nga formirmi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Prishtinës nuk i shkon mendja që kjo të ndodhë”, tha Vuçiq.
Lajçak ka njoftuar në profilin e tij në rrjetin social X, të njohur më parë si Twitter, se më 30 gusht kishte diskutuar me Vuçiqin për “takimin e radhës të nivelit të lartë në shtator, përpjekjet për uljen e tensioneve dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja lokale në veri të Kosovës, si dhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara gjatë dialogut”.
Ky takim u zhvillua pasi Lajçaku më 28 gusht njoftoi se kishte një “takim të rëndësishëm” me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, në margjinat e Forumit Strategjik të Bledit, në kuadër të përgatitjeve për takimin e radhës të nivelit të lartë, i cili planifikohet të mbahet në shtator.
Më 30 gusht, Bashkimi Evropian përsëriti thirrjen e tij drejtuar Kosovës dhe Serbisë për t’i krijuar kushtet për vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Më 3 qershor, BE-ja njoftoi se pret që Kosova dhe Serbia të sillen me përgjegjësi dhe të angazhohen menjëherë në dialog për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për situatën në veri të Kosovës, një zgjidhje që garanton siguri dhe demokraci pjesëmarrëse për të gjithë qytetarët dhe që hap rrugën për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve, të arritur më 27 shkurt.
BE-ja më pas deklaroi se kjo zgjidhje përfshin fillimin e punës për formimin e Acoacionit të komunave me shumicë serbe pa vonesa apo parakushte të mëtejshme, si dhe se autoritetet e Kosovës duhet t’i shpallin zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat në veri të vendit sa më shpejt që të jetë e mundur.
Vuçiq dhe Kurti u takuan për herë të fundit në Bruksel më 2 maj, nëntë ditë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale në veri të Kosovës, të cilat u bojkotuan nga serbët lokalë. Gjatë atij raundi të dialogut të Brukselit u miratua Deklarata për Personat e Zhdukur dhe u prezantua drafti i parë i Statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Të dy kishin qenë në Bruksel edhe më 22 qershor, në mes të një krize në veri të Kosovës, por atëherë nuk kishin zhvilluar takim të përbashkët.
Përshkallëzimi i fundit në veri të Kosovës filloi më 26 maj, kur kryetarët e rinj të komunave me shumicë serbe, shqiptarë etnikë të zgjedhur në zgjedhjet e bojkotuara nga serbët, hynë në ndërtesat komunale në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, me ndihmën e Policisë së Kosovës.
Që atëherë, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar shpalljen e zgjedhjeve të reja në katër komuna në veri të Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje
Vrasja e Liridona Ademaj, sillet në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët
Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje
Qeveria e Kosovës ndan gjysmë milioni euro për Gazën
Lëndohen katër policë në Gjilan, i dyshuari nuk iu ndal Policisë dhe gjatë ikjes goditi disa herë veturën policore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?